Home / Lajme / Maqedoni / PDSH nuk kthehet në parlament

PDSH nuk kthehet në parlament

8 janar-
Prioritetet e asaj agjende që duhet ta kemi në tavolinën e dialogut politik janë proceset integruese dhe problemi me shqiptarët. Momentalisht nuk shoh ndonjë gatishmëri për këtë. Ma merr mendja se qeveria ka nisë të merret me taktika të ndryshme të zgjedhjeve të parakohshme apo të kohëshme”, ka deklaruar ditë më parë Thaçi.

Deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare, edhe këtë vit kanë filluar me bojkotim të punës së parlamentit. Ndërkaq, edhe paralajmërimet nga ky subjekt janë se bojkoti do të vazhdojë deri sa nuk vendoset një dialog I vërtetë për çështjet kruciale në vend. Ky është edhe qëndrimi I liderit të PDSH-së Menduh Thaçi.

“Do të jetë vështirë. Me plotë përgjegjësi dhe seriozitet i pranoj të gjitha sugjerimet, edhe të bashkësisë ndërkombëtare, që të kthehemi në Parlament. Do të jetë vështirë të na bindin për shkak se derisa nuk ka gatishmëri që të shqyrtohen dhe dëgjohen me seriozitet vërejtjet tona.

Ne e shohim të panevojshme që të kthehemi në parlament, tekefundit, kthimi është një çështje teknike.

Ka tetë-nëntë muaj që në Maqedoni mungon edhe tryeza e dialogut mes forcave kryesore politike në këtë shtet. Unë vazhdimisht jap sinjale se po të arrijmë që ta riinstalojmë atë tavolinën e dialogut të vërtetë politik, rikthimi në parlament mund të bëhet çështje teknike.

Prioritetet e asaj agjende që duhet ta kemi në tavolinën e dialogut politik janë proceset integruese dhe problemi me shqiptarët. Momentalisht nuk shoh ndonjë gatishmëri për këtë. Ma merr mendja se qeveria ka nisë të merret me taktika të ndryshme të zgjedhjeve të parakohshme apo të kohëshme”, ka deklaruar ditë më parë Thaçi.

Ai thotë se viti 2011 do të jetë një vit elektoral dhe nuk kam ndonjë shpresë se qeveria do të ndryshojë kursin politik. “Përkundrazi, mendoj se qeveria do ta përforcojë kursin politik nacionalist, të jashtëm dhe të brendshëm, po fatkeqësia e këtij nacionalizmi është se ai nuk godet NATO-n, Unionin Evropian apo Greqinë, por çmimin e vërtetë të kësaj politike nacionaliste vazhdojnë ta paguajnë shqiptarët e Maqedonisë” thotë Thaçi

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *