Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Zonën ekonomike e themeluam ne

PDSH: Zonën ekonomike e themeluam ne

14 janar-
Në këtë kundër reagim mes tjerash thuhet se ky ministër një herë i LSDM-së dhe një her i VMRO-DPMNE-së, asnjëherë ministër shqiptar, jo që vazhdon të dëmtojë shqiptarët, por edhe mashtron.

Pas reagimit të Bashkimit Demokratik për Integrim, në adresë të PDSH-së, si kundërpërgjigje ndaj akuzave të Partisë Demokratike Shqiptare, për nepotizëm të ministrit të ekonomisë Fatmir Besimi, sot me një kundër reagim ka dalur dega e kësaj partie në Tetovë.

Në këtë kundër reagim mes tjerash thuhet se ky ministër një herë i LSDM-së dhe një her i VMRO-DPMNE-së, asnjëherë ministër shqiptar, jo që vazhdon të dëmtojë shqiptarët, por edhe mashtron.

” Ia përkujtojmë këtij ministri momentalisht të Vmro-Dpmne-së, se të gjitha publikimiet e ministrisë së tij, i bën në gjuhën maqedonase, ueb faqen e azhuron vetëm maqedonisht.

Poashtu mashtron për zonën e lirë ekonomike.

E përkujtojmë atë, se zona e lirë ekonomike në Tetovë, është themeluar në qershor të 2007, në qoftë se ka problem me kohën dhe hapësirën në atë kohë PDSH-ja, ishte pjesë e qeverisë, le të marrë të shfletojë gazetat zyrtare. Pasi që Maqedonisht kupton shumë mirë.

Në fund i themi edhe një proverbë popullore këtij ministri se gënjeshtra i ka këmbët shkurta”, qëndron në kundër reagimin e shërbimit për informim të degës së PDSH-së në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *