Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:BDI manipulon me statusin e pjesëtarëve të konfliktit

PDSH:BDI manipulon me statusin e pjesëtarëve të konfliktit

19 janar-
Ky Ali Ahmeti thotë se për zgjidhjen e statusit të pjesëmarrësve në konfliktin e 2001 “po bisedohet” dhe kjo gjoja që po bisedohet tashmë u bënë dy vjet e gjysmë. Propozues i këtij ligji për pjesëmarrësit e konfliktit 2001 duhet të jetë po ky Xhelal Bajrami i cili deklaronte publikisht dhe pa fije turpi se zgjidhja e kësaj çështjeje duheshe të përfundonte në fund të vit 2009. Shkojë 2009, po shkojë edhe 2010 e na erdhe 2011 e nuk ka zgjidhj”, tha Tresi.

Partia Demokratike Shqiptare ka vazhduar me akuzat në adresë të funksionarëve dhe ministrave të BDI-së.
Kësaj radhe kjo parti ka akuzuar ministrin e punës dhe politikës sociale Xhelal Bajrami, ku sipas kësaj partie, ky ministër para do kohe mbi 500 familjeve shqiptare vetëm në rajonin e Likovës e me mijëra të tjerë në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër e Strugë ua ndali ndihmat sociale dhe me këtë ua ndali bukën shumë familjeve të varfra shqiptare vetëm e vetëm që padronit të tij Gruevski ti siguroje të holla për projektet e tij si Shkupi 2014, investime në hapësirat ku jetojnë vetëm maqedonasit, theksoi Luan Tresi, zëdhënës i PDSH-së, gjatë një pres konference me gazetarë të mërkurën në Tetovë.

PDSH-ja, ka prezantuar një video material, ku shihet se si ministëri Bajrami, me qiriun në dorë dhe me bekimin e priftërinjve dhe të Gruevskit, merr pjesë aktive në liturgjinë ortodokse.

“A ka turp më të madh, a ka poshtërim më të madh se sa këtë që e shohim. Ky Xhelal Bajrami me sa duket nuk ka as din e as iman, ky pakurrizor me sa duket nuk ka as komb e as fe. Këtë që bënë ky kuadër i Ali Ahmetit dhe i BDI-së është shembulli tipik i servilizmit dhe i puthadorëve.

Ali Ahmeti i cili tashmë edhe me dosje origjinale dëshmohet se ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete policore serbe, bashkë me tajfën e vetë sorollatet nëpër vendbanime shqiptare duke folur për plepa e lisa, male e fusha e jo për ata tema që ka dhënë premtime se do ti zgjidhë.

Ky Ali Ahmeti thotë se për zgjidhjen e statusit të pjesëmarrësve në konfliktin e 2001 “po bisedohet” dhe kjo gjoja që po bisedohet tashmë u bënë dy vjet e gjysmë. Propozues i këtij ligji për pjesëmarrësit e konfliktit 2001 duhet të jetë po ky Xhelal Bajrami i cili deklaronte publikisht dhe pa fije turpi se zgjidhja e kësaj çështjeje duheshe të përfundonte në fund të vit 2009. Shkojë 2009, po shkojë edhe 2010 e na erdhe 2011 e nuk ka zgjidhj”, tha Tresi.

Ai më tej tha se ministri Bajrami, ka kënduar këngë sërbokroate në një dasëm të një ministri të VMRO-DPMNE-së, duke u thirur në një shkrim të gazetës Vest, të datës 3 maj të vitit 2010.

“Për mikrofoni u kap dhëndri pra ministri VMRO i cili me ministrin e punës dhe politikës sociale Xhelal Bajrami në duet e kënduan hitin e madh të grupit ”Xhibollo” këngën Libar. Ministri i BDI-së që duhet ta zgjedhë statutin e luftëtarëve dhe invalidëve të UÇK-së në dasmën maqedonase këndon këngë në gjuhën serbe-kroate.Kjo është BDI, ky është Ali Ahmeti, që shkel mbi gjak dhe që përbuz jetimët. Mallkimi i nënave, motrave e baballarëve s’ka se si mos ti zëre këta matrapaz e tradhtar si Ali Ahmeti e Xhelal Bajram”, tha Tresi.

PDSH-ja me këtë rast ka ftuar shqiptarët që sa më shpejt të distancohen nga Ali Ahmetit e BDI-së, aq më mirë do të jetë për vetë shqiptarët.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *