Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Gjuha shqipe dita ditës degradohet

PDSH:Gjuha shqipe dita ditës degradohet

11 janar-
Në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, shkollat shqipe të cilat e kanë ndërruar emrin kohë më parë, ende shkruhen sipas emrit të vjetër, kurse emri i tyre i ri në shqip që është edhe zyrtare është shkruar në kllapa”, tha Shaqiri, gjatë një pres konference me gazetarë të martën në selinë e PDSH-së në Tetovë.

Përdorimi i gjuhës shqipe gjatë qeverisjes VMRO-BDI, jo vetëm që është degraduar por nga dita në ditë përdorimi i saj institucional ngushtohet.

Kështu vlerëson partia opozitare shqiptare PDSH. Sipas zëdhënses Rudina Shaqiri, Ali Ahmetit dhe grupit të tij nuk i lenë fare përshtypje se me ndalesë administrative ndalohet përdorimi i gjuhës shqipe në muzeun e alfabetit në Manastir.

Ky vendim sipas PDSH-së, që gjuha shqipe mos përdoret në muzeun ku është themeluar alfabeti i gjuhës shqipe jo vetëm që paraqet absurd në vete por është një ofendim për mbarë shqiptarët.

” Ali Ahmeti duhet të përgjigjet pse ndalohet përdorimi i gjuhës shqipe në mbrojtjen e temave në katedrën e albanologjisë në Shkup. Në katedrën albanologjike tema duhet të shkruhet dhe të mbrohet në maqedonisht.Përdorimi i gjuhës shqipe nëpër institucionet qeveritare është degraduar deri në atë masë sa që vetë ministrat e BDI nuk e përdorin, nuk i azhurnojnë Ueb-faqet edhe në gjuhën shqipe .

Në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, shkollat shqipe të cilat e kanë ndërruar emrin kohë më parë, ende shkruhen sipas emrit të vjetër, kurse emri i tyre i ri në shqip që është edhe zyrtare është shkruar në kllapa”, tha Shaqiri, gjatë një pres konference me gazetarë të martën në selinë e PDSH-së në Tetovë.

Ajo tha, se krahas krahas mos përfaqësimit adekuat të shqiptarëve në prokurorinë publike, aty nuk përfillet edhe përdorimi i gjuhës shqipe.

“Gjuha shqipe, përdorët vetëm në procedurë kur palët kërkojnë përkthyes. Kjo nënkupton se përdorimi i gjuhës me përkthyes është e drejtë që i përket kategorisë të të drejtave të njeriut dhe nuk është kategori kushtetuese. Shtrohet dilema se çfarë gjuhe zyrtare është gjuha shqipe, kur të njëjtën nuk e flet organi zyrtar.Qeveria VMRO-BDI në krye me Gruevskin përmes projekteve monoetnike dhe nacionaliste e riktheu Maqedoninë në vitet e 90-ta kur shqiptarët trajtoheshin si pakicë dhe nuk gëzonin kurrfarë të drejta nacionale.

Moszyrtarizimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në shtet krahas maqedonishtes, shfuqizimi i disa neneve nga ana e Gjykatës Kushtetuese me të cilat ndalohet përdorimi zyrtar i flamurit shqiptar, diskriminimi në punësimin e shqiptarëve në institucionet e shtetit si dhe mosrespektimi i shumë ligjeve tjera dëshmojnë se pozita e shqiptarëve jo që nuk është avancuar por përkundrazi ka shënuar regres”, deklaroi zëdhënësja e PDSH-së Rudina Shaqiri.

Ajo më tej vijoi se PDSH-ja mund të ketë “mirëkuptim” për Ali Ahmetin i cili thotë se ka projekte për Strumicën , Gjevgjelinë e Delçevën por nuk mund të kemi mirëkuptim që duke e nënçmuar gjuhën shqipe dhe vetë shqiptarët të sorollatet nëpër vendbanime shqiptare, por le të shkon në ato mjedise ku sigurisht ndjehet më komod.

“Çka mund të presin shqiptarët nga kjo garniture politike e shantazhuar në të gjitha dimensionet. Disa si bashkëpunëtor të UDB, disa për rastet e Hagës e disa të tjerë për shkak të aferave korruptive dhe të gjithë bashkë kundër interesave të shqiptarëve. Prandaj i ftojmë shqiptarët ta përkrahni Marrëveshjen Politike të cilën e ofron PDSH me dy shtyllat e saja kryesore që janë: ndarja proporcionale e buxhetit të shtetit dhe parimi konsensual i vendosjes që garanton jo vetëm mbrojtjen por edhe avancimin e çështjes kombëtare shqiptare”, tha Shaqiri.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *