Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Ja nepotizmi i ministrit Xhelal Bajrami

PDSH:Ja nepotizmi i ministrit Xhelal Bajrami

20 janar-
Fatime Bajrami, bashkëshortja e ministrit është punësuar si mësuese në një shkollë në Kumanovë, Ejup Abdullahu kunati i ministrit asistent në USHT-Kumanovë, Arif Latifi, daja i nënës së ministrit drejtor në spitalin e Kumanovës, Albina Hasani, kushërire e ministrit e punësuar në qendrën për punë sociale në Kumanovë, Rami Bajrami djali i axhës i punësuar në qendrën për punë sociale në Kumanovë, Artan Limani kushërir i ministrit zëvendës udhëheqës në sektor të Ministrisë së punës dhe politikës sociale, Merzut Bajrami kuëshri i punësuar si revizion në dikasterin që udhëheq Bajrami, Agim Memedi, djal i hallës, inspektor në sanitari dhe shëndetësi, Valon Hasani, kushërir i ministrit i punësuar në MPPS, Orhan Sherifi kushërir i ministrit i punësuar në qendrën për punë sociale në Kumanovë”, tha Tresi

Partia Demokratike Shqiptare, ka vijuar me akuzat ndaj ministrave të Bashkimit Demokratik për Integrim, ku sipas kësaj partie këta ministra shqiptarë punësojnë familjarë të tyre.

Kësaj radhe PDSH-ja, ka akuzuar ministrin e punës dhe politikës sociale Xhelal Bajrami. Zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi, gjatë një komunikimi me media, tha se Xhelal Bajrami ua ndal ndihmat sociale duke ua ndalur bukën e gojës shumë familjeve shqiptare, dhe se Xhelal Bajrami duke mos u dalluar aspak nga lloji i vetë i vasalëve dhe puthadorëve brenda grupacionit që udhëheq Ali Ahmeti është përkujdesur që ti rregullojë anëtarët e familjes së vet, duke i punësuar në institucione shtetërore edhe atë hiç më pak se 10 anëtar të familjes së tij.

”Fatime Bajrami, bashkëshortja e ministrit është punësuar si mësuese në një shkollë në Kumanovë, Ejup Abdullahu kunati i ministrit asistent në USHT-Kumanovë, Arif Latifi, daja i nënës së ministrit drejtor në spitalin e Kumanovës, Albina Hasani, kushërire e ministrit e punësuar në qendrën për punë sociale në Kumanovë, Rami Bajrami djali i axhës i punësuar në qendrën për punë sociale në Kumanovë, Artan Limani kushërir i ministrit zëvendës udhëheqës në sektor të Ministrisë së punës dhe politikës sociale, Merzut Bajrami kuëshri i punësuar si revizion në dikasterin që udhëheq Bajrami, Agim Memedi, djal i hallës, inspektor në sanitari dhe shëndetësi, Valon Hasani, kushërir i ministrit i punësuar në MPPS, Orhan Sherifi kushërir i ministrit i punësuar në qendrën për punë sociale në Kumanovë”, tha Tresi.

Ai më tej tha se ky është ai shpërblim i tradhtisë, ai shpërblim i nënshtrimin, ai shpërblim i përbuzjes së shqiptarëve që ua jep Gruevski këtyre kuadrove të BDI-së që të punësojnë familjarët e tyre, e në anën tjetër të shkatërrojnë çdo gjë që është shqiptare. “Edhe ata që kanë votuar këtë grupacion të Ali Ahmetit kanë mundësi të shohin se çka kanë votuar.

Numri i të papunëve te shqiptarët rritet në mënyrë dramatike, a këta funksionar të BDI-së i punësojnë hiç më pak së 10 anëtar të familjes së ngushtë.

Ata të Ali Ahmetit nuk e komentojnë se Xhelal Bajrami merr pjesë aktivisht në një liturgji ortodokse së bashku me priftërinjtë, ata nuk e komentojnë që po ky Xhelal Bajrami në një dasmë maqedonase këndon serbisht, ata po ashtu nuk e komentojnë se Ali Ahmetin e kanë përjashtuar nga shtabi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata nuk e komentojnë nepotizmin në radhët e tyre, ata nuk e komentojnë tradhtinë që bëjnë karshi shqiptarëve.

Por, harrojnë se komentin më të mirë do të ua bëjnë shqiptarët dhe se as në birucë të miut nuk mund të fshehën për dëmin që ata janë duke e bërë”, theksoi në pres konferencën me gazetarë Luan Tresi.

Në fund ai nënvizoi se PDSH fton shqiptarët që sa më shpejt ta delegjitimojmë këtë garniturë të të paudhëve aq më shpejt nëpërmjet platformës së PDSH do të arrijmë që punët ti sjellim aty ku duhet, që donë të thotë ta marrim hisen tonë në këtë shtet.(U.H)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *