Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Kriter për punësime është biografia e dyshimtë

PDSH:Kriter për punësime është biografia e dyshimtë

5 janar-

Paramendoni, këtij krimineli dhe aktivisti të dalluar të BDI-së që sulmon dhe rreh xhematin në xhami, i është dhënë posti i bashkëpunëtorit të lartë në Sekretariatin për Implementimin e MO edhe atë në departamentin për planifikime strategjike. Përveç se e kënaqën me punësimin e shqiptarëve janë dhenë edhe 15 vendime për maqedonas ne këtë Sekretariat”, ” tha Luan Tresi, zëdhënës i PDSH-së, gjatë një takimi me gazetarë.

Deklarata e një ditë më parë e zëvendëskryeministrit Abdilaqim Ademi, i cili ka mohuar akuzat për ndërhyrjen e partisë në punësime, sot ka reaguar Partia Demokratike Shqiptare, e cila ka prezantuar vendimin e Kan Metushit, të lëshuar nga sekretariati për implementimin e marrëveshjes së Ohërit, ku sipas PDSH-së, kriteret për punësime janë bografitë e dyshimta, tha Luan Tresi, zëdhënës i PDSH-së, gjatë një takimi me gazetarë.

“Se sa ky zotëri është i sinqertë në deklaratat e tija shihet nga vendimi për punë që ne e prezantojmë sot para jush. Në dorë e mbaj vendimin e Kan Metushit të cilin ja ka nënshkruar ky Zëvendëskryeministër.

Po, personi që ka marr vendimin i plotëson kriteret e BDI-së të cilat janë: të kesh biografi të dalluar kriminele, së paku një aktpadi penale dhe një video incizim ku vërtetohen aftësitë e përshkruara sipas konkursit të BDI-së.

Paramendoni, këtij krimineli dhe aktivisti të dalluar të BDI-së që sulmon dhe rreh xhematin në xhami, i është dhënë posti i bashkëpunëtorit të lartë në Sekretariatin për Implementimin e MO edhe atë në departamentin për planifikime strategjike. Përveç se e kënaqën me punësimin e shqiptarëve janë dhenë edhe 15 vendime për maqedonas ne këtë Sekretariat”, ” tha Luan Tresi, zëdhënës i PDSH-së, gjatë një takimi me gazetarë.

Tresi, më tej tha se në vend që personi në fjalë të ndëshkohet për barbarizmin e tij të treguar ndaj xhematit dhe hoxhallarëve ai nga mentorët e tyre shpërblehet me vendim pune.

”A ka vend për ndonjë koment tjetër? Të përkujtojmë se sot e kësaj dite MPB akoma nuk ka ndërmarr asnjë hap kundër këtij veprimi te huliganëve te BDI-së.Në anën tjetër këto ditë jemi dëshmitarë të disa deklaratave komiko-tragjike të Ali Ahmeti përndryshe udhëheqësit të këtij grupi problematik që reketojnë dhe rrahin shqiptarët madje edhe brenda në xhami.

Me sa duket ky person akoma nuk e ka të qartë se “maskat rranë” u zbulua fytyra e vërtetë të kësaj garniture që thellë e dëmtuan çështjen shqiptare pasojat e të cilëve veç se po ndjehen te mbarë popullata shqiptare. Ali Ahmeti boll ma, i tejkalove të gjitha kufijtë të logjikës normale, të gjithë më e kanë të qartë projektin tuaj, e vërteta vonon por nuk harron, një ditë do të jepni llogari para popullit dhe para Zotit”, theksoi Tresi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *