Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Ndryshimet kushtetuese ikje nga problemet reale

PDSH:Ndryshimet kushtetuese ikje nga problemet reale

25 janar-
Kjo strukturë pranoi majorizimin e shqiptarëve, dërgoi dispozitat e qarta kushtetuese siç është rasti me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe që parashihet në nenin 7 alineja 2 të kushtetuës ku gjuha shqipe qartë definohet si gjuhë e dytë zyrtare, kurse me sjelljen e ligjit nuk është gjuhë zyrtare, por është gjuhë e dorës së dytë zyrtare, apo zbatimin e dispozitave kushtetuese që kanë të bëjnë me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet e sistemit, ku numri i shqiptarëve gjatë kësaj qeverisje në masë të madhe është zvogëluar”, tha Mitasim Beqiri,anëtar I kryesisë qendrore të PDSH-së gjatë një pres konference me gazetarë.

Partia Demokratike Shqiptare pas ndryshimeve kushtetuese nga shumica parlamentare, vlerëson se për herë të dytë me lehtësi i reket ndryshimit të aktit më të lartë juridiko-politik për dallim nga kërkesat permanente të shqiptarëve për intervenim në kushtetu me qëllim të realizimit të interesave kombëtare.

”Përfaqësuesit shqiptarë në qeveri BDI-, me zell të madh dhe pa fije turpi i përkrahi këto ndrsyhime kushtetuese me arsyetimin se kanë të bëjnë me përshpejtimin e procesit integrues të vendit në strukturat Euro-atlantike. Ndërsa kur bëhet fjalë për kërkesat e shqiptarëve janë të shurdhër, ngase vjen në shprehje shtanzhimi i kësaj strukture antishqiptare të cilët janë zhytur në krim të organizuar, korupsion, nepotizëm dhe çështje të dosjeve.

Kjo strukturë pranoi majorizimin e shqiptarëve, dërgoi dispozitat e qarta kushtetuese siç është rasti me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe që parashihet në nenin 7 alineja 2 të kushtetuës ku gjuha shqipe qartë definohet si gjuhë e dytë zyrtare, kurse me sjelljen e ligjit nuk është gjuhë zyrtare, por është gjuhë e dorës së dytë zyrtare, apo zbatimin e dispozitave kushtetuese që kanë të bëjnë me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet e sistemit, ku numri i shqiptarëve gjatë kësaj qeverisje në masë të madhe është zvogëluar”, tha Mitasim Beqiri,anëtar I kryesisë qendrore të PDSH-së gjatë një pres konference me gazetarë.

Sipas tij, në këto momente kur kjo shumica parlamentare i është qasur ndryshimeve kushtetuese shtrohet pyetja, pse BDI nuk propozon ndryshime kushtetuese për sa i përket zgjedhjes së qeverisë me parimine Badenterit të cilën edhe vetë një kohë të gjatë e trumbetonte kur ishte në opozitë.

Ai tha se PDSH-ja edhe një herë afirmon ofertën politike të paraqitur përmes marrëveshjes së re politike, e vetmja alterantivë reale e shqiptarëve në Maqedoni që garanton, barazinë e plotë dhe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në sistem, vendimmarrja me konsensus, përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe pa segregime fyese, ndarja e drejtë e buxhetit, përfaqësimin e drejtë të kontrolluar, ndarjen e re teritoriale që mer parasysh aspektin etnik, kulturor, ekonomik dhe infrastruktor, themelimin e institucioneve në funskion të zhvillimit të vlerave kulturore-shqiptare, deetnizimin e simboleve të shtetit, të himnit, të stemës dhe të simboleve.

“PDSH-ja konstaton se ndryshimet e fundit kushtetuese janë vetëm një farsë dhe tentim për defokusim të opinionit nga problemet reale me të cilët përballen qytetarët që janë, ngecjet shqetësuese në proceset integruese euroatlantikë, rritja e papunësisë, varfëria dhe mungesa totale e perspektivës”, tha Beqiri.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *