Home / Lajme / Maqedoni / Përfaqësuesi i NATO-s takim lamtumirës me Ahmetin

Përfaqësuesi i NATO-s takim lamtumirës me Ahmetin

14 janar-
Ne jemi të vetëdijshëm se rajoni i Ballkanit perëndimorë do ec përpara duke u integruar si e tërë, gjithashtu jemi të vetëdijshëm se anëtarësimi në NATO dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim ne UE paraqet një klimë të mire, një moment të rëndësishëm për mirëqenie ekonomike, sociale, politike”, theksoi Ahmeti.

Përfaqësuesi i lartë ushtarak i NATO-s në Maqedoni, David Humar sot zhvilloi një takim lamtumirës edhe me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Në takimin e zhvilluar në selinë e BDI-së në Tetovë, Ahmeti dhe Humar kanë diskutuar për përpjekjet e vazhdueshme të integrimit të vendit në strukturat veriatlantike, duke konstatuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në NATO dhe BE.

Gjenerali Humar ka faleminderuar Ahmetin për angazhimet dhe involvimin që ka bërë për vendin dhe rajonin në drejtim të reformave, stabilitetit si dhe plotësimit të kritereve për integrim në NATO dhe BE.

Kryetari i BDI-se Ahmeti siguroi Humar se BDI do të vazhdojë të ndjek kursin e angazhimeve të skajshme drejt anëtarësimit ne NATO.

“Ne përballemi me vështirësitë që paraqet çështja e kontestit të emrit, të gjithë e kemi vlerësuar se është pengesë e vetme dhe jemi përpjekë të ndihmojmë që ky moment të mos ndikojë në përplasje mes dy komuniteteve më të mëdha shqiptarëve dhe maqedonëve, por ta kuptojmë si një çështje të përbashkët.

Ne jemi të vetëdijshëm se rajoni i Ballkanit perëndimorë do ec përpara duke u integruar si e tërë, gjithashtu jemi të vetëdijshëm se anëtarësimi në NATO dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim ne UE paraqet një klimë të mire, një moment të rëndësishëm për mirëqenie ekonomike, sociale, politike”, theksoi Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *