Home / Sport / Pike: Ia di “fintet” Ronaldos

Pike: Ia di “fintet” Ronaldos

Mbrojtësi i Barcelonës Xherard Pike ka deklaruar se i di të gjitha marifetet e sulmuesit të Real Madridit, Kristiano Ronaldo, që prej kohës që luanin së bashku te Mançester Junajtid.

Qendërmbrojtësi i kombëtares spanjolle luante në “Old Traford” në formë huazimi nga Barcelona, në kohën që ylli portugez shpërtheu me fanellën e “Djajve të kuq”. Në një intervistë për revistën gjermane “Voetbol”, Pike nuk la pa ngritur në qiell aftësitë e sulmuesit madrilen.

“Tani që është te Reali ia di të gjitha dredhitë, pasi ishte kundërshtari im i përditshëm në stërvitje”, pohoi spanjolli i Barcelonës. “Megjithatë kjo nuk garanton asgjë, sepse e di që ai është lojtar i kompletuar. E quajnë arrogant, por unë e mbaj mend të shoqërueshëm e gazmor. E ka të vështirë t’i rezistojë pasqyrës, por është djalë i mirë”.

Pike gjithashtu shprehu keqardhje që shoku i tij i skuadrës te përfaqësuesja spanjolle, mesfushori Çesk Fabregas, mbeti te Arsenali verën e shkuar, duke u shprehur: “Është gjynah që nuk erdhi tek ne, pasi do t’i kishte dhënë shumë skuadrës”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *