Home / Lajme / Rajon / Prangoset personi që futi makinën në Kryeministri

Prangoset personi që futi makinën në Kryeministri

27 janar-
Më datë 21 janar 2011, nga ora 14.00-16.00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kohë në të cilën u zhvillua edhe demonstrata e dhunshme e opozitës, “ky person në bashkëpunim me persona të tjerë, me automjetin me targë TR 8118 B, i cili është në pronësi të tij, ka hyrë në territorin e objektit të Këshillit të Ministrave”.

Forcat e policisë së Tiranës kanë mundur të vënë në pranga 50-vjeçarin Agron Troksi, banues në kryeqytet, ndaj të cilit prokuroria ka lëshuar dje një urdhër-ndalimi të posaçëm.

Më datë 21 janar 2011, nga ora 14.00-16.00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kohë në të cilën u zhvillua edhe demonstrata e dhunshme e opozitës, “ky person në bashkëpunim me persona të tjerë, me automjetin me targë TR 8118 B, i cili është në pronësi të tij, ka hyrë në territorin e objektit të Këshillit të Ministrave”.

Siç kujton policia, i arrestuari ndër të tjera ka dëmtuar edhe bankinën penguese që ndodhej në hyrje të Kryeministrisë, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik.

“Vepra penale në ngarkim të tij, parashikohet si krime nga nenet 236/2 e 150 të Kodit Penal”, bëjnë me dije forcat e policisë lidhur me një fakt të tillë qe u transmetua direkt ne TV dhe beri xhiron e botes. (INA-NOA)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *