Home / Lajme / Maqedoni / Prej sot shi, borë dhe ngrica të mëdha

Prej sot shi, borë dhe ngrica të mëdha

21 janar-
Dimri kthehet sërish. Prej nesër pritet të ketë mot me shi dhe borë nëpër male”, njoftojnë nga Enti hidrometeorologjik. Sipas sinoptikëve zhiva në termometër do të lëshohet poshtë për shkak të të reshurave të cilat pritet të mbulojnë një pjesë të madhe të Maqedonisë

Të gjithë ata që kanë menduar se ka ikur dimri pas motit të nxehtë që ka mbajtur ditëve të kaluara, do të zhgënjehen nga dita e sotme. Kështu të paktën kanë njoftuar nga Enti hidrometeorologjik i Maqedonisë.

“Dimri kthehet sërish. Prej nesër pritet të ketë mot me shi dhe borë nëpër male”, njoftojnë nga Enti hidrometeorologjik. Sipas sinoptikëve zhiva në termometër do të lëshohet poshtë për shkak të të reshurave të cilat pritet të mbulojnë një pjesë të madhe të Maqedonisë.

Në fillimin e javës së ardhshme, siç njoftojnë nga ky Ent, do të ketë një mot të ndryshueshëm me shumë mjegull dhe ngrica në vende me të reshura të shumta të dëborës. Gjithashtu do të fryjë edhe erë kah drejtimi i veriut.Zhurnal

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *