Home / Sport / Pritet një sulmues dhe një mbrojtës

Pritet një sulmues dhe një mbrojtës

“Presim që këto ditë të na bashkohen edhe dy futbollistë. Bëhet fjalë për një mbrojtës kualitativ nga Serbia dhe një sulmues klasik nga Mali i Zi. Sipas informatave tona bëhet fjalë për futbollistë shumë cilësorë të cilët do të shtojnë konkurencën në ekipin tonë. Ne planifikojmë të kemi 20 futbollistë të cilët do të konkurojnë për vend në ekipin e parë”, – deklaroi për ‘Koha’-n nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi.

‘Kuq e zinjtë’ tetovarë kanë lënë pas një javë të suksesshme të përgatitjeve për vazhdimin e kampionatit në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll. Deri tani gjërat janë duke shkuar më së miri, ndërsa deri në udhëtimin e ekipit për në Antali, pritet që në skuadër të angazhohen edhe dy-tre përforcime. Deri tani ekipi ka angazhuar portierin Blerim Guxhufi dhe mesfushorin Kemal Allomeroviq, ndërsa brenda dy-tre ditëve pritet të ketë edhe ndonjë risi.
“Presim që këto ditë të na bashkohen edhe dy futbollistë. Bëhet fjalë për një mbrojtës kualitativ nga Serbia dhe një sulmues klasik nga Mali i Zi. Sipas informatave tona bëhet fjalë për futbollistë shumë cilësorë të cilët do të shtojnë konkurencën në ekipin tonë. Ne planifikojmë të kemi 20 futbollistë të cilët do të konkurojnë për vend në ekipin e parë”, – tha nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi. Sipas numrit dy të Shkëndijës, kryesia është duke bërë gjithçka për të siguruar të gjitha kushtet për realizim të suksesshëm të përgatitjeve. “Ditët e fundit ne jemi në shërbim të Metin Dalipit, i cili ka kryer disa teste profesionale të qëndrueshmërisë fizike të futbollistëve. Gjithashtu ai ka planin e tij për përgatitje sa më të mirë fizike të futbollistëve, kështu që ne tentojmë t’ia realizojmë gjithë atë që kërkohet nga ne. Shpresojmë që puna profesionale që bën Dalip do japë rezultat, pasi ashtu ishte në vjeshtë, ku ne edhe kishim sezon fantastik”, – sqaroi Ibishi. Shkëndija ndërkohë vazhdon me tempo të njëjtë të realzimit të fazës së parë përgatitore. Skuadra punon me tempo të kombinuar të stërvitjeve, 2-1-2-1, deri sa të dielën futbollistët kishin ditë të lirë. Sot janë paraparë dy seanca stërvitore, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ekipit t’i bashkangjitet ndonjë përforcim. Përveç dy futbollistëve të huaj që përmendi nënkryetari Ibishi, gjasat janë të mëdha që Shkëndija të angazhojë edhe Agim Ibrahimin, që është në dilemë të mbetjes në Tetovë, apo transferimit në ndonjë klub të jashtëm.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *