Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët ankohen nga pushteti gjyqësor

Qytetarët ankohen nga pushteti gjyqësor

10 janar-
“Mua më vjen keq që qytetarët të cilat ngrenë iniciativa se për shkak të përkatësisë politike kanë qenë të diskriminuar, janë vënë në pozitë të pabarabartë ose në fund janë larguar nga puna, janë tërhequr nga kërkesa e tyre e parë, sepse për ta ishte me rëndësi të konstatohet se ka qenë e penguar e drejta në marrëdhënien e punës, dhe ne në këtë kemi korrur sukses, gjegjësisht me ndihmën tonë arritën të kthehen në vendin e tyre të punës”, ka deklaruar Memeti.

“Qytetarët më së shumti ankohen nga pushteti gjyqësor, për shkak se atje vendoset.Mendoj se duhet ende shumë të punohet në reformimin e sistemit të jurisprudencës”, deklaroi Avokati i Popullit në Maqedoni, Ixhet Mehmeti.
Memeti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se, masat e ndërmarra në aspektin formal-juridik nuk kanë arritur ta reformojnë sistemin gjyqësor.

“Unë jam i bindur se nga aspekti formal janë bërë hapa për reformimin e këtij sistemi, por praktika më demanton dhe tregon se ajo nuk është e mjaftueshme. Sipas një vlerësimi tim, pas disa viteve ne për fat të keq do të duhet të rikthehemi tek reformimi i këtij sistemi, për t’u arritur qëllimi – ai të jetë efikas dhe kualitativ”, shprehet ai.

Avokati i Popullit ka theksuar se, pas gjyqësorit, numri më i madh i parashtresave të qytetarëve kanë të bëjnë me veprimet e policisë dhe marrëdhëniet e punës, ndërsa këtu bien edhe ankesat për diskriminim politik.

“Mua më vjen keq që qytetarët të cilat ngrenë iniciativa se për shkak të përkatësisë politike kanë qenë të diskriminuar, janë vënë në pozitë të pabarabartë ose në fund janë larguar nga puna, janë tërhequr nga kërkesa e tyre e parë, sepse për ta ishte me rëndësi të konstatohet se ka qenë e penguar e drejta në marrëdhënien e punës, dhe ne në këtë kemi korrur sukses, gjegjësisht me ndihmën tonë arritën të kthehen në vendin e tyre të punës”, ka deklaruar Memeti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *