Home / Lajme / Rajon / Rama: Në 28 janar, demostratë paqësore

Rama: Në 28 janar, demostratë paqësore

24 janar-
Kreu i opozitës ka vijuar me një sërë akuzash duke theksuar se “shteti quan heronj vrasësit dhe se ata janë strehuar nën mburojën e shtetit”. Policia nuk arreston heronjtë dhe për këtë arsye në datën 28 janar, do të mbahet një demostratë për homazh.Në këtë protestë do t`i kundërvihemi dhunës së regjimit “që ekzekutorët e të vrarëve i quan heronj.

Kreu i opozitës Edi Rama prononcohet pas takimit me kreun e shtetit Bamir Topin, duke deklaruar se të premten e 28 janarit, populli do të demonstrojë në mënyrë paqësore për të nderuar shpirtin e viktimave të pafajshme, që i ekzekutoi dora e egër e shtetit.

Kreu i opozitës ka vijuar me një sërë akuzash duke theksuar se “shteti quan heronj vrasësit dhe se ata janë strehuar nën mburojën e shtetit”. Policia nuk arreston heronjtë dhe për këtë arsye në datën 28 janar, do të mbahet një demostratë për homazh.Në këtë protestë do t`i kundërvihemi dhunës së regjimit “që ekzekutorët e të vrarëve i quan heronj.E në këtë kontekst Rama akuzoi Policinë e Shtetit se me aktin e rëndë të mosarrestimit të gardistëve po tregon se nuk po i përgjigjet detyrës së saj në mbrojtje të popullit dhe lirisë”.

Takimi i mbajtur sot eshte zhvilluar për të gjetur një zgjidhje për të qetësuar situatën në vend, e tensionuar ndjeshëm pas demonstratës së 21 janarit.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *