Home / Sport / Reali “bie” në Osasuna, shkon në -7 nga Barcelona

Reali “bie” në Osasuna, shkon në -7 nga Barcelona

Në javën e 21-të të kampionatit spanjoll, Reali i Madridit humbet 1-0 në fushën e Osasunës dhe tashmë e sheh veten shtatë pikë larg Barcelonës kryesuese.

Kjo është e dyta humbje në kampionat për skuadrën e Hoze Mourinjos, pas disfatës së rëndë në “El Classicon” me Barcelonën. Katalanasit të shtunën bënë detyrën duke fituar 3-0 në fushën e Herkulesit, dhe tashmë shkëputen në +7 pikë ndaj madrilenëve.

Mbrëmjen negative për “galaktikët” e vulosi Kamunjas, me golin e shënuar në minutën e 63-të. Menjëherë pas golit, Mourinjo hedh në fushë edhe Kakanë, Adebajorin e Ksabi Alonson, por porta e Rikardos mbetet e paprekur.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *