Home / Sport / Renova do presë e gatshme vazhdimin e kampionatit

Renova do presë e gatshme vazhdimin e kampionatit

“Përgatitjet janë duke rrjedhur sipas planit të hartuar më parë nga trajneri Bylbyl Sokoli, ndërsa futbollistët pa problem realizojnë detyrat që u jepen. Ne nuk planifikojmë ndonjë përforcim tjetër pasi konsiderojmë se kemi ekip të kompletuar. Do të kishim angazhuar ndonjë futbollist të ri, vetëm nëse bëhet fjalë për ndonjë individ me cilësi të larta”, – tha mes tjerash drejtori sportiv i Renovës, Lirim Sahiti.

Skuadra kampione e Maqedonisë, Renova nga fshati Xhepçisht tani më një javë është duke zhvilluar përgatitjet për sezonin pranveror. Të hënën e kaluar Renova kishte grumbullimin e parë, ndërsa pas një jave punë drejtori sportiv Lirim Sahiti shprehet i kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve.
“Puna është duke rrjedhur në mënyrën më të mirë dhe gjithçka shkon sipas asaj që ka paraparë shefi i stafit teknik prof. Bylbyl Sokoli. Futbollistët pa ndonjë problem janë duke realizuar detyrat që u jepen nga stafi teknik dhe kjo na bën neve të kënaqur. Për momentin edhe bilansi shëndetësor është pozitiv, pasi asnjë futbollistë nuk është duke u ankuar në lëndim dhe shpresoj kështu të jetë edhe në vazhdim të përgatitjeve”, – u shpreh për ‘Koha’-n, Lirim Sahiti, i cili në pyetjen nëse Renova planifikon edhe ndonjë përforcim, u përgjigj. “Nuk do angazhojmë futbollist me çdo kusht. Ne mendojmë se kemi ekipin e kompletuar dhe obsioni i vetëm për të patur risi në ekip është nëse bëhet fjalë për ndonjë futbollist me cilësi të larta. Pra ne vlerësojmë se ekipi që disponojmë ka cilësi për të realizuar ambiciet tona në gjysmëstinorin pranveror”, – shtoi Sahiti. Renova do vazhdojë të stërvitet në Tetovë deri më 2 shkurt, ndërsa nga 3 shkurti planifikohet që ekspedita të zhvendoset në Ohër ku do zhvillohet faza e dytë e përgatitjeve për gjysmëstinorin pranveror, ku ekipi do kërkojë mbrojtjen e titullit të kampionit të fituar vitin e kaluar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *