Home / Sport / Renova realizon planin në përpikmëri

Renova realizon planin në përpikmëri

“Jemi shumë të kënaqur me rrjedhën e kësaj pjesë të kaluar të përgatitjeve. Zakonisht kjo fazë ëshët më e vështirë për futbollistët, pasi theksi vëndoset në përgatitjen fizike, mirëpo ata me profesionalizëm të lartë janë duke kryer obligimet e tyre. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë rritëm edhe në vijim, për të pritur të gatshëm vazhdimin e kampionatit”,- u shpreh ndihmës trajneri i Renovës Bujar Islami.

Më shumë se 10-të ditë skuadra e Renovës është duke kryer séance stërvitore intensive, ndërsa për momentin punët janë duke rrjedhur më së miri. Plani i hartuar nga shefi i stafit teknik Bylbyl Sokoli është duke u realziuar në përpikmëri, ndërsa fakti që futbollistët pa problem kryejnë detyrat e dhënë shton optimizmin në taborin e xhepçishtasve. “Jemi shumë të kënaqur me rrjedhën e kësaj pjesë të kaluar të përgatitjeve. Zakonisht kjo fazë ëshët më e vështirë për futbollistët, pasi theksi vëndoset në përgatitjen fizike, mirëpo ata me profesionalizëm të lartë janë duke kryer obligimet e tyre. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë rritëm edhe në vijim, për të pritur të gatshëm vazhdimin e kampionatit”,-deklaroi ndihmës trajneri i Renovës Bujar Islami, i cili është dora e djathtë e numrit një të pankinës së Renovës, prof.Bylbyl Sokoli. Në taborin e ‘gjipspunuesëve’ shprehen të kënaqur edhe më përfrocimet e angazhuara dhe adaptimin e tyre të shpejtë në skuadër. “Për momentin nuk ka ndonjë futbollist të rij, pasi jemi të kënaqur me katër përforcimet e deritashme. Gëzon fakti që ata janë adaptuar shumë shpejtë me pjesën tjetër te ekipit dhe kjo na mundëson që të jemi optimist për pranverë të suksesshme. Iseni edhe më herët ka qenë në Renovë dhe për të nuk kishte kurfarë problemi, Kire Stepanovski këtu gjeti vëllaun e tij binjak Menden, ndërsa jashtëzakonisht mirë janë gjetur edhe Trajkovski dhe përforcimi i fundit Ristov. Shpresojmë që ata të konfirmojnëkualitet e tyre dhe të ngrejnë nivelin e lojës tonë”-shtoi Islami. Në ditët e para të përgatitjeve dimërore trajneri Sokoli u ankua në mbipeshë të disa futbollistëve, mirëpo prej atëherë gjërat kanë ecur në kahje pozitive dhe ka përmirësim në këtë drejtim. “Po është e vërtetë që disa futbollistë gjatë pushimit i kishin dhënë vetes pak më shumë liri, por tani gjërat janë normalizuar. Ne çdo ditë kemi patur teste të detajuara, të cilat na kanë dhënë rezultatet e dëshiruara për përgatitjen fizike të futbollistëve. Fatmirësisht nuk kemi patur problem as me lëndime, vetëm Kire Stepanovski kishte një ftohje të vogël, mirëpo nuk bëhet fjalë për diçka serioze”,-sqaroi Islami, i cili për fund shtoi se deri me 3 shkurt, ekipi do vazhdojë të stërvitet në Tetovë. “Do të jemi këtu në Tetovë deri më 3 Shkurt, kur është planifikuar udhëtimi për në Ohër. Në fakt për sot (e shtunë) kishim paraparë ndeshjen e parë kontrolluese dhe duhej të ndeshemi me skuadrën kosovare KEK-un, mirëpo sipas gjithë gjasave ky takim nuk do të zhvillohet për shkak të rreshurave të fundit të shiut të cilat kanë zbutur shumë terenet. Si do që të jetë ne jemi optimist se do t’i kryejmë përgatitjet ashtu si i kemi filluar dhe se në pranverë do të kemi paraqitje të suksesshme”, përfundoi Bujar Islami.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *