Home / Lajme / Maqedoni / Reshjet intensive të borës po rëndojnë komunikacionin në Maqedoni

Reshjet intensive të borës po rëndojnë komunikacionin në Maqedoni

28 janar-
Në të gjitha akset rrugore magjistrale dhe rajonale në vend, siç kumtoi LAMM, komunikacioni po zhvillohet me vështirësi dhe nëpër rrugë të lagështa dhe të rrëshqitshme veçanërisht në pjesën perëndimore.

Bora e cila prej mbrëmë intensivisht bie në territorin e gjithë Maqedonisë e vështirëson komunikacionin rrugor, derisa në atë ajror dhe hekurudhor tani për tani nuk ka probleme të mëdha.

Në të gjitha akset rrugore magjistrale dhe rajonale në vend, siç kumtoi LAMM, komunikacioni po zhvillohet me vështirësi dhe nëpër rrugë të lagështa dhe të rrëshqitshme veçanërisht në pjesën perëndimore.

Për shkak të mbetjeve më të mëdha të borës në rrugë, nga ora 07:20 është vendosur ndalesë për qarkullimin e automjeteve transportuese në akset rrugore Gostivar-Kërçovë përmes qafës malore Strazhë dhe në aksin Mavrovë-Dibër.Nga stacioni ndër-urban i autobusëve dhe nga Stacioni hekurudhor njoftojnë se pa vonesë nisen dhe arrijnë autobusët dhe trenat.

Nga aeroporti i Shkupit “Aleksandri i Madh” sot në mëngjes janë realizuar fluturime për në Vjenë, Zagreb dhe Beograd, ndërsa për momentin pritet të fluturojë edhe aeroplani për në Podgoricë, derisa aterrimi i parë për sot është planifikuar për në orën 11:45 kur është planifikuar të aterojë aeroplani nga Vjena

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *