Home / Lajme / Maqedoni / Rigjykimi për Sopotin shtyhet për muajin tjetër

Rigjykimi për Sopotin shtyhet për muajin tjetër

17 janar-
11 banorët e këtij fshati janë dënuar me 150 vjet burg për vendosjen e një mjeti shpërthyes në dalje të fshatit Sopot, nga i cili humbën jetën dy pjesëtarë të trupave të NATO-s, të kontingjentit polak në vitin 2003 dhe një civil maqedonas.

Gjykata Themelore 1 e Shkupit ka shtyer për muajin tjetër procesin gjyqësor për rastin e Sopotit.

11 banorët e këtij fshati janë dënuar me 150 vjet burg për vendosjen e një mjeti shpërthyes në dalje të fshatit Sopot, nga i cili humbën jetën dy pjesëtarë të trupave të NATO-s, të kontingjentit polak në vitin 2003 dhe një civil maqedonas.

Gjykatësit theksuan se kanë shtyer procesin e rigjykimit për shkak të arsyeve teknike, gjegjësisht për të precizuar se cilët nga të akuzuarit janë të pranishëm në gjykatë dhe cilët avokatë do ti mbrojnë ata.

Rasti i Sopotit po ripërsëritet në gjykatat e Maqedonisë, pasi që një komision anketues parlamentar ka grumbulluar prova të reja duke e vlerësuar rastin si të montuar politikisht dhe për pafajësi të banorëve shqiptarë të këtij fshati.

Pas vendimit për rigjykim të rastit, nga vera e vitit të kaluar katër banorët e dënuar të fshatit u lanë për tu mbrojtur në arrest shtëpiak, një gjendet në burgun e Shutkës dhe gjashtë të tjerë janë në arrati. Njëri prej të arratisurve sot vullnetarisht është paraqitur në gjykatë.

Ai para gjykatësve ka theksuar se askush nuk kishte shkuar për ta arrestuar, 8 vite pasi që ka ndodhur shpërthimi. Pas deklaratës së tij, ai është dërguar në paraburgim në burgun e Shutkës. Dëshmitari kyç që ka çuar në përsëritjen e procesit gjyqësor është dëshmitari Ramadan Bajrami, i cili kishte ripohuar më pas se kishte pranuar nënshkrimin e një deklarate nën torturat dhe presionet e forta policore, duke i akuzuar bashkëfshatarët e tij si fajtor për vendosjen e mjetit shpërthyes në periferi të fshatit në vitin 2003.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *