Home / Sport / Roma shtang Juven, gjen Interin në gjysmëfinalen e Kupës

Roma shtang Juven, gjen Interin në gjysmëfinalen e Kupës

Roma mposht 2-0 Juventusin në transfertë, duke siguruar biletën e fundit të gjysmëfinaleve në Kupën e Italisë. Përballë verdhekuqve do të jetë Interi.

Miqtë nga kryeqyteti luajnë më mirë në gjysmën e parë të ndeshjes, por pa arritur të nxjerrin në dritë golin. Malazezi Vuçiniç zhbllokon rezultatin në minutën e 20-të të pjesës së dytë, me një të djathtë që befason portierin Storari.

Megjithë presionin në gjysmëfushën kundërshtare pas pësimit të golit, Juventusi nuk arrin të gjejë rrugën e barazimit. Madje skuadra e Del Nerit ndëshkohet për të dytën herë, kur francezi Rodrigo Tadei shënon në kohën shtesë.

Me Romën plotësohet faza e gjysmëfinaleve në Kupën e Italisë, ndeshjet e të cilës do të luhen në maj. Skuadra e Klaudio Ranierit do ta luajë kundër Interit në “San Siro” ndeshjen e parë, ndërsa Milani do të udhëtojë në fushën e Palermos.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *