Home / Lajme / Maqedoni / Rrahin inkasantin, sepse nuk i lejoi pa paguar taksën rrugore

Rrahin inkasantin, sepse nuk i lejoi pa paguar taksën rrugore

Tetovë, 14 janar-
Incidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, kur S.I., 49 vjeç, dhe R.I. , 48 vjeç, në gjendje të alkoolizuar, janë ndalur në pikën e pagesës dhe kanë kërkuar nga inkasanti D.S., 32 vjeç, t’i lëshojë ata pa paguar taksën rrugore.

Dy banorë të fshatit Xhepçisht, kanë sulmuar një të punësuar në pikën e pagesës rrugore Tetovë – Gostivar, kanë informuar nga policia e Tetovës.

Incidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, kur S.I., 49 vjeç, dhe R.I. , 48 vjeç, në gjendje të alkoolizuar, janë ndalur në pikën e pagesës dhe kanë kërkuar nga inkasanti D.S., 32 vjeç, t’i lëshojë ata pa paguar taksën rrugore.

Siç informon policia, pas refuzimit të kësaj kërkese nga ana e të punësuarit, vozitësi S.I. ka dalë nga vetura e tij e markës “Opel Vectra” dhe ka sulmuar atë me grushte në pjesën e kokës dhe trupit.

Dy personat janë arrestuar dhe ndaj tyre do të ngrihen kallëzime penale.

Policia ka raportuar edhe për një vjedhje në një banesë në rrugën “Video Smilevski Bato” në Tetovë, ku hajnat kanë arritur të pasurohen për gjashtë mijë euro dhe 24 mijë denarë.

Ndërkaq, Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, ka njoftuar se janë vjedhur katër llap top në shkollën fillore “Eqrem Qabej” në Sllatinë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *