Home / Lajme / Maqedoni / Selmani: Maqedonia shtet totalitar dhe për këtë braktis parlamentin

Selmani: Maqedonia shtet totalitar dhe për këtë braktis parlamentin

30 janar-
Demokracia e Re tha ai, nuk dëshiron të jetë pjesë e këtij zhvillimi të mbrapshtë të të tashmes dhe të ardhmes së popullit tonë.

“Demokracia e Re nuk dëshiron të legjitimojë këtë politikë diskriminuese, përçarëse dhe izoluese të Qeverisë dhe mazhorancës parlamentare VMRO-BDI. Sot dhe tutje, unë dhe e gjithë Demokracia e Re do të jemi mes popullit dhe me popullin”, shtoi Selmani

Kreu i DR-së, Imer Selmani të dielën në një konferencë për shtyp, deklaroi se demokracia në Maqedoni është në rrezik si kurrë më parë nga një mazhorancë dhe pushtet totalitar i cili sipas tij e ka vendosur tërë shtetin në shërbim të grupeve të interesave të partive në pushtet, VMRO-DPMNE dhe BDI.

“Kërcënimet, largimet nga puna, ndërprerja e ndihmave sociale për më të varfrit, punësimet vetëm të ushtarëve partiak, presionet dhe sanksionimet ndaj biznesmenëve, qofshin më të vegjël ose më të mëdhenj, ngulfatja e mediumeve të cilat janë kritike ndaj pushtetit tanimë janë standard i punës i këtij pushteti totalitar”, deklaroi Selmani.

Ai tha se, pushteti jo vetëm që në kontinuitet injoron nevojat elementare të qytetarëve në vend, por edhe shndërron Marrëveshjen e Ohrit në një pamflet propagande, dhe rrënon të gjitha vlerat e saj për barazi ndëretnike dhe ndërfetare në vend.
Sipas tij, Qeveria çdo ditë e më shumë devalvon vlerat dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit me vendime diskriminuese për shqiptarët dhe projekte monoetnike e monofetare.

“Ndryshimet kushtetuese nuk duhet të ndodhin vetëm atëherë kur i konvenon partive në pushtet, por duhen ndryshime thelbësore. Ne propozuam instalimin e parimit të Badenterit në Gjykatën Kushtetuese, Këshillin Gjyqësor dhe gjatë miratimit të buxhetit në Parlament, për të ndalur majorizimin dhe diskriminimin politik dhe ekonomik që iu bëhet shqiptarëve në këtë shtet. Ne propozuam sjelljen e ligjeve të reja për përdorimin e simboleve dhe të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, konform Marrëveshjes së Ohrit dhe frymës së saj. Qeveria nuk pranoi këto propozime tona dhe vendosi të ndryshojë Kushtetutën pa e konsultuar opozitën, presedan në historinë e pavarur të këtij vendi”, shtoi Selmani.

Selmani theksoi se, partia të cilën e drejton ai disa herë ka reaguar ndaj projekteve që si bëjmë mirë qytetarëve të Maqedonisë, si ai Shkupi 2014, ndërtimi i Kishës në Kalanë e Shkupit, Ligji diskriminues për regjistrimin e popullsisë, , ligj i cili do të anashkalojë nga procesi i regjistrimit rreth 250.000 shqiptarë të cilët përkohësisht jetojnë dhe punojnë në gurbet.

Kreu i DR më tej u shpreh se, disa herë i ka kërkuar kryeministrit dhe qeverisë së tij kompromis rreth emrit me Greqinë për tu anëtarësuar në NATO dhe për të nisur negociata për anëtarësim me BE-në. Mirëpo të gjitha këto kërkesa sipas tij, kanë hasur në vesh të shurdhër.

Demokracia e Re tha ai, nuk dëshiron të jetë pjesë e këtij zhvillimi të mbrapshtë të të tashmes dhe të ardhmes së popullit tonë.

“Demokracia e Re nuk dëshiron të legjitimojë këtë politikë diskriminuese, përçarëse dhe izoluese të Qeverisë dhe mazhorancës parlamentare VMRO-BDI. Sot dhe tutje, unë dhe e gjithë Demokracia e Re do të jemi mes popullit dhe me popullin”, shtoi Selmani.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *