Home / Lajme / Maqedoni / SHKA Jehona me koncert para publikut tetovar

SHKA Jehona me koncert para publikut tetovar

6 janar-
Koncerti do të mbahet më 7 janar të 2011, dita e premte, në qendrën për kulturë në Tetovë me fillim në orën 18.00. Sipas drejtuesve të kësaj shoqërie, koncerti vjen pas një viti të suksesshëm dhe pjesëmarrje në festivale të ndryshme brenda dhe jashta vendit.

Shoqëria Kulturor-Artistike “Jehona e Malësisë së Sharrit”, së fundmi do të shfaqet me një koncert artistik i cili u dedikohet mërgimtarëve shqiptarë, të cilët janë kthyer këtyre ditëve në tetovë, për pushime dimërore.

Koncerti do të mbahet më 7 janar të 2011, dita e premte, në qendrën për kulturë në Tetovë me fillim në orën 18.00. Sipas drejtuesve të kësaj shoqërie, koncerti vjen pas një viti të suksesshëm dhe pjesëmarrje në festivale të ndryshme brenda dhe jashta vendit.

“Koncerti ka për qëllim që të mbajë të gjallë traditën e vjetër të folklorit dhe të përcjellë zakonet edhe tek gjenerata e re e mërgimtarëve tanë, por edhe tek popullata e këtushme. Përmes këtij koncerti ne do të fillojmë një vit të ri, ku na presin shumë festivale dhe paraqitje të shumta para publikut”, thotë Qefali Avzia, koordinator shoqërisë kulturo –artistike Jehona e Malësisë së Sharrit nga Tetova.

Në këtë koncert janë paraparë edhe mysafirëve të ndryshëm, ndërsa artsitët tetovarë do të paraqiten me një program të pasur folklorik nga rajoni i Pollogut por edhe më gjërë.

“Repertoari ynë përfshinë shumë elemente burimore siç janë vallja e kaçakëve, ritet e dasmës, këngët folklorike, dhe shumë zakone tjera që në të kaluarën kanë qenë pjesë e jetesës së të parëve tanë”, thotë Avzia.

Koncerti i kësaj shoqërie, është aktiviteti i parë kulturor në qendrën e re të kulturës në Tetovë pas renovimit të saj.

Koncerti pritet të zgjasë disa orë

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *