Home / Sport / Shkëndija angazhon Alomeroviqin, kërkon edhe Nexhipin

Shkëndija angazhon Alomeroviqin, kërkon edhe Nexhipin

Shkëndija e Tetovës ka angazhuar mesfushorin Kemal Allomeroviq, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshje 6-të mujore, me obsion për të vazhduar bashkëpunimin nëse në fund të sezonit të dyja palët dalin të kënaqura. Ndërkohë drejtuesit e Shkëndijës, kanë bërë ofertë mesfushorit shkupjan, Nderim Nexhipit, i cili braktis rradhët e skuadrës belge, FC Lierse. Megjithatë gjasat që Nexhipi të vishet ‘kuq e zi’ mbeten minimale, pasi mesfushor ka oferta joshëse nga ekipe tjera të elitës së fubollit në Belgjikë.

Skuadra kampione e vjeshtës në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, Shkëndija, ka bërë public edhe përforcimin e dytë të janarit, kështu që pas portierit Blerim Guxhufi, Kemal Allomeroviq është futbollist i ri i tetovarëve. Drejtuesit e ‘kuq e zinjëve’ dhe mesfushori 30-të vjecar kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim gjashtë mujor, me atë që është lënë obisioni që nëse palët mbeten të kënaqura, kontrata të vazhdohet për afat më të gjatë kohor. Allomeroviq së fundi në Maqedoni ka luajtur për Slloga Jugomagnatin, ndërsa paraprakisht ka qenë pjesë e Milanos, Bashkimit, Bregallnicës dhe Sileksit. Ai poashtu ka luajtur edhe në kampionatin bullgar te skuadra e Marek-ut, si dhe në ekipin e njohur hungarez Zalaegerszeg.
“Është e vërtetë që kemi angazhuar Allomeroviqin dhe shpresojmë që ai të ngrisë nivelin e lojës tonë. Ky është futbollisti i dytë që angazhojmë në janar, pas portierit Guxhufi ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të sjellim në ekip edhe ndonjë tjetër përforcim, por vetëm nëse bëhet fjalë për futbollist me kualitete të larta”,- deklaroi nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi, i cili në insistimin tonë nëse Shkëndija kërkon Nderim Nexhipin, u përgjigj pozitivisht. “Po është e vërtetë dhe këtu nuk kemi cka të fshehim. Shkëndija është kampione e vjeshtës dhe pretendojmë të fitojmë titullin, kështu që në këtë mes ka vend për futbollistët më të mirë shqiptar, dhe Nexhipi padyshim është një prej tyre. Ne kemi biseduar me futbollistin dhe i kemi shprehur dëshirën tonë për ta sjellë në Shkëndijë, por problemi qëndron në faktin se ai ka disa oferta të mira nga skuadra elitare në Belgjikë. Ceka më lartë se Shkëndija është interesuar për futbollistë me cilësi të larta dhe nëse shohim mundësi për të sjellë në ekip, sigurisht që do ofronim Nexhipin, Ibrahimin dhe emra tjerë të njohur që me sukses janë prezantuar në Europë”,-sqaroi Ishishi. Nënkryetari i skuadrës ‘kuq e zi’, informoi se Shkëndija përgatitjet për sezonin pranveror do t’i nisë të mërkurën, me atë që fazën e parë ekipi do punojë në Tetovë, ndërsa faza e dytë është paraparë të zhvillohet në Antali të Turqisë, ku do zhvillohen disa takime kontrolluese me kundërshtarë të fortë.

Nafiu të shtunën udhëtoi drejt Bazelit

Talenti 16-të vjecar i Shkëndijës Valmir Nafiu, sipas gjithë gjasave do të vazhdojë karierën te skuadra e njohur zvicerane, FC Basel. Ofertat e shumta në adresë të Nafiut janë aktuale tani më një kohë më të gjatë, por edhe pse u mendua se holandezët e Groningenit janë më afër sigurimit të kartonit të tij, megjithatë në bisedime është kycur kryesia e Baselit, me ofertë joshëse. Pikërisht për këtë qëllim Nafiu së bashku me prindin e tij të shtunën kanë udhëtuar drejt Zvicrës, ku për së afërmi do të njihen me kushtet që ofron kjo skuadër. Sipas informatave të afërta me Nafiun, gjasat janë të mëdha që ai të mbetet tek ekipi i njohur zviceran.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *