Home / Sport / Shkëndija angazhon Guxhufin

Shkëndija angazhon Guxhufin

Guxhufi në Shkëndijë vjen si mbështetje për numrin një, Suad Zendelin, i cili në sezonin vjeshtor kishte minutazhë maksimale, pas asnjë lojë pushim.

Portieri Blerim Guxhufi është blerja e parë dimërore e skuadrës kampione të vjeshtës në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, Shkëndijës. Drejtuesit ‘kuq e zi’ kanë gjetur akordin me gardianin shkupjan dhe presin që në periudhën në vazhdim të kenë bashkëpunim të suksesshëm. Guxhufi edhe më parë ka qenë pjesë e Shkëndijës, në kohën kur ekipi sponsorizohej nga Sinan Idrizi, por që fatkeqësisht në fund të sezonit humbi statusin në Ligën e Parë. Bëhet fjalë për portier cilësor që rrjedh nga shkolla e Slloga Jugomagnatit, ndërsa përveç ekipit amë dhe Shkëndijës, ka qenë pjesë edhe e Renovës, ndërsa tani në Tetovë vjen nga Liga e tretë suedeze, ku luajti te skuadra BK Näsets. Guxhufi në Shkëndijë vjen si mbështetje për numrin një, Suad Zendelin, i cili në sezonin vjeshtor kishte minutazhë maksimale, pas asnjë lojë pushim. Pritet që në ditët në vijim Shkëndija të sjellë emra të rrinjë, si përforcime për vazhdimin e kampionatit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *