Home / Sport / Shkëndija përgatitet për titullin e kampionit

Shkëndija përgatitet për titullin e kampionit

“Sot do të vendos për listën definitive të futbollistëve që do të udhtojnë për në Antali, pasi në pozita të caktuara kemi tepricë futbollistësh. Në Antali në takimet të forta kontrolluese do kërkojmë të gjejmë formën optimale, ndërsa në pranverë synojmë titullin e kampionit”,-tha mes tjerash shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Qatip Osmani, i cili të dilenë dha dritë jeshile për transferimin e Sallahit, në Rini të Gostivarit.

Kampionia e vjeshtës në Ligën e Parë, Shkëndija e Tetovës sot do të zhvillojë stërvitjet e fundit në Tetovë, para udhëtimit për në Antali të Turqisë, ku do të qëndrohet në përgatitje 10-të ditore. Trajneri i ‘kuq e zinjëve’ Qatip Osmani është i kënaqur me pjesën e deritashme të përgatitjeve, teksa paralajmëron se të reshurat e borës në një masë i kanë prishur planet përfundimtare para udhëtimit për në Antali. “Ditë më parë deklarova se jam i kënaqur me përgatitjet dhe se moti na ka shkuar për shtati. Por ja që të reshurat e fundit të borës, deri diku na kanë kufizuar në atë që kishim paraparë të realizojmë. E kam fjalën më shumë për listën përfundimtare të futbollistëve të cilët do të udhtojnë në përgatitjet në Antali. Kisha paraparë që sot të zhvilloj një test gjeneral të disa futbollistëve dhe më pas të vendos nëse do mbeten në taborin tonë. Mbase do tentoj të bëj një gjë të tillë, pasi ne kemi tepricë futbollistësh dhe nuk mund të gjithë të mbeten në taborin tonë”,-sqaroi Osmani, i cili të dielën i dha leje Mumin Sallahit që të kalojë në skaudrën e Rinisë, të cilët një kohë kishin treguar interesim për të. Sot pritet të mësohet edhe lista përfundimtare e Shkëndijës dhe në këtë drejtim opinioni do të informohet në kohë. “Sa u përket përgatitjeve në Antali, mendoj se është zgjedhur destinacion i volitshëm, pasi ky vend njihet si qendër e madhe turistike, ku përgatiten shumë skaudra europiane. Pikërisht ky fakt me bën të lumtur, pasi shpresoj që të zhvillojmë ndeshje kontrolluese me kundërshtarë të fortë, gjë që do ishte e mirëseardhur për ne. Në takimet kontrolluese do kërkojmë të kristalizojmë formacionin e parë dhe ekipit që në pranverë do bartë barën kryesore”, – tha Osmani, i cili sa u përket ambicieve të Shkëndijës, ishte shumë i qartë. “Titulli i kampionit mbetet objektiv i yni. Në start të sezonit ne primare kishim daljen në Europë, dhe kjo mbetet edhe më tej ambicioni jonë. Mirëpo fakti që ne jemi kampionë të dimrit na imponon që të synojmë deri në fund të ruajmë këtë pozitë. Nëse arrijmë një gjë të tillë, atëherë mund të krenohemi se kemi shkruar me shkronja të arta historinë e Shkëndijës”,-përfundoi ish-numri ‘11’ i Shkëndijës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *