Home / Sport / SHKËNDIJA PËSON NË MIQËSOREN ME FC PAKSI

SHKËNDIJA PËSON NË MIQËSOREN ME FC PAKSI

Shkëndija e Tetovës ka pësuar disfatë me rezultatin 2:1 nga ekipi hungarez FC Paksi, në ndeshjen e parë kontrolluese në Antali, ku ‘kuqezinjtë’ janë duke zhvilluar përgatitjet për vazhdimin e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.

Të përzgjedhurit e trajnerit Qatip Osmani në pjesën e parë kanë qenë më të mirë, kur edhe avansuan 1:0, ndërsa në pjesën e dytë u bënë shumë zëvendësime, ndërsa hungarezët shfrytëzuan këtë duke shënuar dy gola. Fillimi i takimit ishte i ekuilibruar, me disa raste në të dyja anët, mirëpo goli mungoi deri në minutën e 44, kur Ferhan Hasani me goditje nga rreth 16 metra dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës kundërshtare, duke sjellë epërsi për Shkëndijën. Në fillim të pjesës së dytë sic cekëm më lartë Shkëndija kishte shumë zëvendësime ndërsa miqtë hynë furishëm duke sjellë dy gola të shpejtë. Më saktësisht në minutën e 47-të, FC Paks arrin të barazojë me anë të Gévay-t, i cili goditi saktë nga distanca prej 8 metrave. Në minutën e 62-të, gol tjetër në rrjetën e Shkëndijës, kësaj rradhe Bode arrin të shënojë, për epërsië të hungarezëve. Deri në fund të takimit të dyja skuadrat kishin rastet e tyre, mirëpo rezultati mbeti i pandryshuar, Shkëndija 1, Paks 2. Sipas informatave që vijnë nga Turqia, nga tabori i kampionëve të vjeshtës të Maqedonisë janë të kënaqur me paraqitjen e futbollistëve, ndërsa shpresojnë që loja të shënojë ngritje në takimet e rradhës. Shëkndija të dielën do të zhvillojë dy seanca stërviotre, ndërsa të hënën në program është takimi i dytë kontrollues, kësaj rradhe përballë ekipit ukrainas, Tavria Symferopol.

KF Shkëndija (MK) – FC Paks (Hung) 1:2 (1:0)
Golashënues: Hasani 44′ – Gévay 47 ‘, Bode 62’

KF Shkëndija: Zendeli – Elmazovski, Nikitovic, Berisha, Cuculi – Nuhiu, Mustafi, Huseini, Emini – Sali, Hasani
Zëvendësimet: Guxhufi, Velia – Mickov, Neziri, Bilbilovski, Abdulai, Alomerovic, Selmani, Azizi, Rexhepi, Glavevski, Dehari.
Trajner: Qatip Osmani

FC Paks: Norbert Csernyánszki – Tibor Heffler, Laszlo Zsolt Alder Gévay Szabo, John – Joseph Magasföldi (Meszaros Istvan 84 ‘), Tamas, Sifter Sipeki Istvan Vayer Gabor (Balo Thomas 60’) – Bode Daniel (Zsolt Haraszti, Jr 68 ‘), Tibor Montvai (Tamas Kiss 60 ‘)
Trajner: Little Charles.

Huazuar nga Alsat-M, Faton Zylbehari.

Gjithashtu lexo

OZIL DO TË RIBASHKOHET ME MOURINHON KUR T’I PËRFUNDOJË KONTRATA

Mesuti Ozil kërkon të transferohet te Manchester United në fund të kontratës me Arsenal, sipas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *