Home / Sport / Shkëndija ‘rrëmben’ Mickovin

Shkëndija ‘rrëmben’ Mickovin

Drejtuesit e Shkëndijës me Marjan Mickovin kanë nënshkruar kontratë dy vjecare, duke shpresuar se aktivizimi i ri trajnerit Osmani do t’i japë më shumë mundësi për të kombinuar me formacionin.

Marrjan Mickov të hënën ndërpreu bashkëpunimin me Renovën, mirëpo gjeti angazhim në dalje të derës së xhepcishtasve, vetëm 100 metra më poshtë zyrave të ish-skuadrës së tij. Mbrojtësi 29 vjecar i cili ditë më parë u largua nga Renova, vetëm 24 orë më vonë vendos të mbetet në Tetovë, por kësaj rradhe në taborin e skuadrës kampione të vjeshtës, Shkëndijës. Pasi fitoi titullin sezonin e shkuar me Renovën, duket se Mickov është i vendosur të përsëris këtë sukses, por tani me ekipin ‘kuq e zi’. Drejtuesit e Shkëndijës me ish-kapitenin e Sileksit të Kratovës kanë nënshkruar kontratë dy vjecare, duke shpresuar se aktivizimi i ri trajnerit Osmani do t’i japë më shumë mundësi për të kombinuar me formacionin. Kjo nga fakti se Mickov përvec pozitës natyrale mesfushor i fundit, gjendet mirë edhe në pozitën mbrojtës i djathtë, por edhe në qendër të mbrojtjes. “Që në fillim dua të cek se angazhimi i Mickovit ka qenë dëshirë e jona e kahmotshme. Ne ishim shumë pranë marrëveshjes me këtë futbollist që në kohën kur luante për Sileksin, mirëpo dështuam në cast të fundit. Tani arrijmë që ta angazhojmë dhe shpresojmë që ai do të arrijë të bind trajenrin për ta aktivizuar në formacionin bazë. Ne synojmë të krijojmë ekip të fortë dhe për këtë kemi nevojë për nga dy futbollistë cilësorë në cdo pozitë, ndërsa fakti që Mickov gjendet mirë në disa pozita, sigurisht që stafit teknik do t’i japë më shumë hapsira për të kombinuar”, – deklaroi sekretari i Shkëndijës, Fikret Shaqiri.
Mickov është futbollisti i tretë që angazhon Shkëndija në janar, pasi më herët siguroi shërbimet e Guxhufit dhe Allomeroviqit, ndërsa këto ditë pritet që ‘kuqezinjtë’ të angazhojnë edhe tjerë futbollistë, në mesin e të cilëve përmendet emri i Agim Ibrahimit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *