Home / Sport / Shkëndija startoi me punë

Shkëndija startoi me punë

Skuadra kampione e vjeshtës në Ligën e Parë, Shkëndija, sot ka nisur me përgatitjet para startit të gjysmëstinorit pranveror. Guxhufi dhe Allomeroviq ishin risitë e vetme në taborin ‘kuq e zi’, derisa kryesia e klubit paralajmëron aktivizime të reja. Shkëndija shpreson që deri në fund të kampionatit të ruajë pozitën e parë, për të fituar për herë të parë në histori titullin e kampionit.

Ka përfunduar pushimi dimëror për futbollistët e Shkëndijës së Tetovës, të cilët sot startuan me përgatitje për vazhdimin e kampionatit. Në atmosferë fantastike, në praninë e mbi 500 tifozëve, kampionët e vjeshtës shënuan fillimin e përgatitjeve. Grupi i tifoëve ‘Ballistët’ u përkujdesën për të krijuar atmosferë impozante, që skuadrat tjera nuk e kanë as në ndeshjet kampionale. Me këngë dhe brohoritje të vazhdueshme futbollistëve u dëshiruan pranverë të suksesshme. ‘Ballistët’ përforcimeve të reja u dëshiruan mirëseardhje, ndërsa me një transparent ‘FALEMINDERIT QË MBETËT NË SHKËNDIJË’, falemenderonin futbollistët tjerë për besnikërinë ndaj ekipit. Kemal Allomeroviq dhe Blerim Guxhufi ishin fytyrat e vetme të reja në ekip, ndërsa përforcimi i paralajmëruar Behar Maliqi nga Prishtina, në moment të fundit ka dështuar për arsye të panjohura për kryesinë e Shkëndijës. Ndërkohë në stërvitjen e parë munguan portieri Suad Zendeli dhe mbrojtësi serb Vladimir Nikitoviq, të cilët për arsye personale kishin marrë lehe nga kryesia që ekipit t’i bashkohen me vonesë. “Ambiciet e Shkëndijës natyrisht janë kreu i tabelës. Besoj që imerativi i Shkëndijës është dalja në Europë. Sa u përket përgatitjeve, deri më 25 do të punojmë në Tetovë, prej 25 janar, deri më 6 shkurt do të qëndrojmë në Turqi, konkretisht në Antali, ku planifikojmë që përmes ndeshjeve kontrolluese të kërkojmë formën optimale të ekipit”,-dekalroi shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Qatip Osmani, i cili shtoi se shpreson që së shpejti ekipit t’i bashkohet edhe një futbollist. “Ne mendonim se primare për ne është të ruajmë ekipin bazë që barti barën kryesore në pjesën e kaluar të kampionatit. Shpresonim që me dy eventualisht tre përforcime të krijonim bazë të fortë për vazhdimin e kampionatit. Deri tani kemi sjellë dy futbollistë, kështu që pres së shpejti të marrim edhe futbollistin e tretë”-përfundoi ‘Qato’. Sipas numrit një të pankinës ‘kuq e zi’, gjatë qëndrimit 10-të ditor në Antali të Turqisë, parashiet të zhvillohen disa takime kontrolluese me ekipe të europiane që do gjenden në këtë bazë. Drejtuesit e Shkëndijës me optimizëm presin sezonin pranveror, por njëkohësisht janë të vetëdijshëm se i pret punë shumë e vështirë në tentimin për të ruajtur pozitën e parë. Të kënaqur me qëndrimin e futbollistëve kryesorë, nga kryesia e klubit nuk përjashtojnë mundësinë që në ditët në vijim ekipit të ketë edhe ndonjë përforcim. Sa i përket Agim Ibrahimit, ai ende është duke pritur përgjigje nga një klub i jashtëm, me të cilët nëse nuk arrin marëvshje, atëhere thuajse me siguri 6-të muajt e ardhëshëm do të luajë në ekipin tetovar. Shkëndija në gjysmëstiorin e parë kishte sezonin më të mirë në historinë e saj, duke u shpallur për herë të parë kampione e vjeshtës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *