Home / Sport / Shkëndija starton me ndeshjet kontrolluese

Shkëndija starton me ndeshjet kontrolluese

‘Kuqezinjtë’ sot do të zhvillojnë ndeshjen e parë kontrolluese, kur do të përballen me ekipin hungarez FC Paks. Sipas teknikut të Shkëndijës, rezultati do të jetë në plan të dytë, ndërsa primare do të jetë që të provohen të gjithë futbollistët, për të gjetur formacionin ideal.

Ekipi që dominoi futbollin elitar të Maqedonisë, tani më dy ditë është duke shijuar klimën dhe kushtet fantastike në Antali të Turqisë. Shkëndija pasi ditën e parë kishte vetëm një seancë stërvitore relaksuese, në vazhdim vendosi tempo intenzive me nga dy seanca stërvitore në ditë, ndërsa në raste të caktuara futbollistët përveç dy treningjeve, do të vizitojnë edhe palestrën për ngritje të peshës. Kjo do të vlejë për ditët kur ekipi nuk do të ketë ndeshje kontrolluese, me të cilat Shkëndija starton sot. Në fakt ‘kuqezinjtë’ sot do të kenë provën e parë të formës së tyre, prej fillimit të përgatitjeve, që do të jetë ndeshje e parë e ekipit, pas asaj të fundit të stinorit vjeshtor, të fituar 1:0 në Strumicë ndaj Horizontit. Kundërshtar i parë i Shkëndijës është skuadra hungareze FC Paks, ndaj të cilëve ‘kuqezinjtë’ do të masin deri ku kanë arritur me formën e tyre. “Jemi të kënaqur me kushtet që ofron kjo qendër turistike përgatitore dhe shpresoj që të shfrytëzojmë në maksimum për tu përgatitur sa më mirë. Sot kemi takimin e parë kontrollues në të cilin do të shohim se deri ku kemi arritur me fazën përgatitore. Kundërshtari është i panjohur për ne, por kjo nuk ka rëndësi”,-tha trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani, i cili sqaroi se në këto takime kontrolluese do të kërkojë formacionin ideal. “E dijmë vetëm se bëhet fjalë për ekip kualitativ, por si do që të jetë ne shikojmë punët tona, ndërsa në kësi takimesh edhe rezultati është në plan të dytë, por sigurisht që ne e duam fitoren, qoftë ajo edhe në një takim kontollues. Mirëpo përsëris se më e rëndësishme është që të provojmë të gjithë futbollistët, tu japim rastin për tu dëshmuar dhe sigurisht në këto përballje do të kristalizohet ekipi që do të nisë kampionatin në Maqedoni, në tentimin për të ruajtur pozitën e parë”, – përfundoi Osmani. Shkëndija pas ndeshjes së sotme me FC Paks, të dielën ka paraparë dy seanca stërvitore, ndërsa të hënën në program ëshët takimi i dytë kontrollues, përballë ekipit ukrainas, Tavria Symferopol.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *