Home / Sport / Shkëndija udhëtoi për në Antali

Shkëndija udhëtoi për në Antali

Skuadra kampione e pjesës së parë të kampionatit të futbollit të Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës të martën në mesditë u nis drejt Antalisë, ku do të qëndrojë në fazën e dytë të përgatitjeve. Skuadra do qëndrojë në hotelin ‘Melisa Garden’ që gjendet në rajonin e Belekut, në Antali. ‘Kuqezinjtë’ përvec se do të kenë kushte fantastike për përgatitje, njëkohësisht planifikojnë zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese me kundërshtarë të fortë nga vende të ndryshme.

Skuadra kampione e pjesës së parë të kampionatit të futbollit të Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës të martën në mesditë u nis drejt Antalisë, ku do të qëndrojë në fazën e dytë të përgatitjeve. Skuadra do qëndrojë në hotelin ‘Melisa Garden’ që gjendet në rajonin e Belekut, në Antali. ‘Kuqezinjtë’ përvec se do të kenë kushte fantastike për përgatitje, njëkohësisht planifikojnë zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese me kundërshtarë të fortë nga vende të ndryshme.

‘Fakti që udhëtuam për në Antali nuk është i rastësishëm. Shumë skuadra europiane përgatiten në këtë qendër dhe për këtë qëllim vendosëm që edhe ne të jemi këtu. Kushtet janë fantastike, ndërsa edhe zgjedhja e kundërshtarëve për takime kontrolluese është e madhe. Mendoj se përballjet me ekipe të forta janë të mirëseardhura për ekipin tonë dhe për këtë qëllim do insistojmë të luajmë lojën tonë, pikërisht përballë kundërshtarëve kualitativ. Shpresoj të përgatitemi mirë dhe të presim të gatshëm vazhdimin e kampionatit, ku na pret detyrë e vështirë për të ruajtur kreun e tabelës”, – deklaroi numri një i pankinës së Shkëndija, Qatip Osmani. ‘Kuqezinjtë’ udhëtuan me autobus, pasi vlerësuan se i njëjti do tu nevojitet në Turqi, posacërisht gjatë udhëtimeve në zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese. Ekipi udhëtoi i kompletuar, ndërsa pas disa ditëve pritet me skuadrën të bashkohet edhe Valmir Nafiu, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që deri në fund ta afatit kalimtar të janarit të angazhohet edhe ndonjë përforcim. Shkëndija pas arritjes në Antali do të ushtrojë të ejnten dhe të premten, ndërsa të shtunën do të kenë testin e parë, kur do të përballen me skuadrën hungareze FC Paks. Të hënën ‘kuqezinjtë’ kanë takim tjetër kontollues përballë ekipit ukrainas Tavria Symferopol, ndërsa më 2 dhe 4 shkurt kampionja vjeshotre e Maqedonisë do të testohet nga polonezët Gornik Zabrze dhe skuadra nga Kazakistani FC Kaisar Kizil Orda.

Lista e ekspeditës së Shkëndijës, të cilët udhëtuan për në Antali:
Suad Zendeli, Blerim Guxhufi, Hadis Velii (portierë), Vladimir Nikitovic, Ilir Elmazovski, Ardian Cuculi, Kemal Alomerovic, Nebi Mustafi, Ardian Nuhiju, Xhelil Abdulla, Muhamed Useini, Marjan Bilbilovski, Izair Emini, Jasir Selmani, Mexhit Neziri, Sedat Berisha, Blagojçe Glavevski, Ersen Sali, Elmedin Rexhepi, Ferhan Hasani, Jasir Azizi, Eshtref Dehari, Marjan Mickov (futbollistë), Qatip Osmani, Erhan Selimi, Metin Dalip, Enver Ramadani (stafi teknik), Fadil Rustemi-dr, Afrim-ekonomi, Idriz Ibishi, Dashmir Murtezani, Besir Shaqiri, Fikret Shaqiri (kryesi).

Shkëndija Melissa 26.01-05.02, ndeshjet:
29 janar: Shkëndija-FC Paks(Hungari),
31 janar: Shkëndija-Tavaria Symferopol (Ukrainë),
02 shkurt:Shkëndija-Gornik Zabrze (Poloni),
04 shkurt:Shkëndija-FC Kaisar Kizil Orda (Kazakistan).

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *