Home / Lajme / Rajon / Shqipëri:Digjen në banesë dy fëmijë

Shqipëri:Digjen në banesë dy fëmijë

4 janar-
Mësohet se soba e lënë ndezur nga fëmijët për t`u ngrohur ka marrë flakë duke djegur edhe dy fëmijët, njoftoi ora-news.

Lënia e një sobe ndezur, ka shkaktuar një tragjedi në një familje në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur gjatë orëve të natës, kur prindërit të cilët punon gjatë natës si punonjës të ndërmarrjes komunale janë rikthyer në shtëpi dhe kanë gjetur të djegur dy fëmijtët e tyre. Menjëherë të dy prindërit kanë lajmëuar policinë e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Mësohet se soba e lënë ndezur nga fëmijët për t`u ngrohur ka marrë flakë duke djegur edhe dy fëmijët, njoftoi ora-news.

Ndërkohë një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe dy muaj më parë në qytetin e Durrësit ku si pasojë e lënies ndezur të një qiriu u asfiksuan 4 fëmijët Robert Xheka, 13 vjeç, Vilson Xheka, 11 vjeç, Kasandra Xheka, 9 vjeçe dhe Nertila Xheka, 6 vjeçe.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *