Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët ankohen për mungesë të fushatës sensibilizuese për regjistrimin

Shqiptarët ankohen për mungesë të fushatës sensibilizuese për regjistrimin

11 janar-
Mungesa e informacioneve në gjuhën shqipe për regjistrimin është e pranishme edhe në faqen zyrtare të Regjistrimit, gjegjësisht të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS). Faqja e internetit për regjistrimin është e përgatitur vetëm në versionin maqedonisht dhe anglisht, ndërsa mungon në gjuhën shqipe dhe gjuhët e tjera.

Në Maqedoni akoma nuk ka fushatë sensibilizuese aktive për regjistrimin e popullsisë që do të zhvillohet në prill të këtij viti.

Derisa në vendet e rajonit Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi që nga viti i kaluar po zhvillohen fushata aktive për regjistrimin e popullsisë, në Maqedoni akoma nuk ka nisur asgjë për të informuar në mënyrë aktive qytetarët lidhur me regjistrimin, tanimë ku janë afruar edhe disa muaj për tu realizuar ky proces.

Mungesa e fushatës sensibilizuese është edhe për diasporën shqiptare, e cila është shndërruar si problematike për tu përfshirë në regjistrimin e ri. Në mediat e diasporës deri tani nuk ka pasur materiale informative për të informuar qytetarët për mënyrat e regjistrimit dhe kjo theksohet edhe nga mërgimtarët.

“Deri tani nuk kemi hasur askund se si duhet që edhe ne të përfshihemi në regjistrim. Ne shohim që për bashkatdhetarët tanë nga Kosova vazhdimisht ka spote reklamuese dhe informative. Po ashtu edhe TVSH për emigrantët shqiptarë, mirëpo nuk i kuptojmë politikanët tanë të Shkupit se çfarë bëjnë”, theksojnë përfaqësues të Bashkësisë Shqiptare në Zvicër, të cilët apelojnë që të mos humbet kohë me fushatat informative.

Partia shqiptare në pushtet BDI nëpërmjet disa takimeve nëpër degët e saj nëpër qytete ka informuar aktivistët dhe qytetarët për kushtet e regjistrimit.

Mungesa e informacioneve në gjuhën shqipe për regjistrimin është e pranishme edhe në faqen zyrtare të Regjistrimit, gjegjësisht të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS). Faqja e internetit për regjistrimin është e përgatitur vetëm në versionin maqedonisht dhe anglisht, ndërsa mungon në gjuhën shqipe dhe gjuhët e tjera. Ky veprim është vlerësuar si diskriminues për komunitetin shqiptar, pasi që karakteri informativ i regjistrimit duhet të përfshijë të gjitha komunitetet, ka shprehur vërejtje Eurostat.

Regjistrimi i popullsisë do të realizohet nga data 1 deri më 15 prill të këtij viti, nën mbikëqyrjen e Eurostat.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *