Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarëve u mohohen të drejtat elementare

Shqiptarëve u mohohen të drejtat elementare

4 janar-
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë si një nga organet më të larta shtetërore kohë më parë kishte kontestuar edhe atë ligj diskriminues për simbolet kombëtare, i cili parashikonte përdorimin e simbolit kombëtar aty ku shqiptarët janë mbi 50 për qind. Ndërsa, përdorimi i gjuhëve në bazë të një ligji të miratuar për “gjuhët”, ku nuk potencohet gjuha shqipe, por si “gjuha e popullsisë që ka mbi 20 për qind”, akoma nuk ka gjetur përdorimin praktik dhe në nivele institucionale.

Shqiptarët në Maqedoni akoma nuk gëzojnë të drejtën e përdorimit të garantuar dhe të avancuar të simboleve kombëtare dhe gjuhës së tyre amtare.

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë si një nga organet më të larta shtetërore kohë më parë kishte kontestuar edhe atë ligj diskriminues për simbolet kombëtare, i cili parashikonte përdorimin e simbolit kombëtar aty ku shqiptarët janë mbi 50 për qind. Ndërsa, përdorimi i gjuhëve në bazë të një ligji të miratuar për “gjuhët”, ku nuk potencohet gjuha shqipe, por si “gjuha e popullsisë që ka mbi 20 për qind”, akoma nuk ka gjetur përdorimin praktik dhe në nivele institucionale.

Partia shqiptare në pushtet BDI, këto dy çështje i sheh të rregulluara dhe që nuk paraqesin problem për ta apo për shqiptarët.

Ndërsa nga ana tjetër, partitë opozitare shqiptare, insistojnë që të miratohen ligje të reja që plotësojnë të drejtat themelore të shqiptarëve, as më shumë sesa serbët që gëzojnë të drejtat e tyre të përdorimit të simboleve kombëtare apo gjuhës së tyre në territorin e Kosovës, edhe atë si një popull rreth 8 për qind nga popullsia e përgjithshme shqiptare.

Edhe ekspertët dhe analistët politik kanë qasje tejet kritike lidhur me diskriminimin në sferat dhe shtyllat kryesore të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Eksperti i çështjeve juridike, prof.dr. Osman Kadriu ka theksuar se për zyrtarizimin e gjuhës që është miratuar paraqiten dy pengesa dhe ato janë politike dhe juridike. “Ligjin që e solli Parlamenti nuk ishte gjithëpërfshirës për zbatimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në nivel të shtetit konform Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës. Edhe në ato organe ku duhet të gjejë zbatim, nuk ka asgjë dhe nuk ka zbatim të tërësishëm. Qeveria është përgjegjëse për krijimin e kushteve. Ai ka shfaqur kritika edhe rreth ligjit të përdorimit të simboleve kombëtare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *