Home / Lajme / Maqedoni / Sot takimi i liderëve të partive politike me presidentin Ivanov

Sot takimi i liderëve të partive politike me presidentin Ivanov

21 janar-
Pjesëmarrjen e ka refuzuar lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili publikisht përmes një letre drejtuar presidentit Ivanov ka arsyetuar mospjesëmarrjen. Sipas Thaçit, ky takim është pjesë e dialogut manipulativ në Maqedoni që menaxhohet nga institucionet shtetërore.

Në Shkup sot do të mbahet takimi i liderëve të partive politike i inicuar nga presidenti i vendit Gjorgje Ivanov.

Në këtë takim që mbahen në lokalitetin Jasen kanë konfirmuar pjesëmarrjen lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski si dhe lideri i Demokracisë së Re, Imer Selmani.
Pjesëmarrjen e ka refuzuar lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili publikisht përmes një letre drejtuar presidentit Ivanov ka arsyetuar mospjesëmarrjen. Sipas Thaçit, ky takim është pjesë e dialogut manipulativ në Maqedoni që menaxhohet nga institucionet shtetërore.

Në kuadër të agjendës së takimit do të jetë çështjet dhe prioritetet e vendit në planin e politikës së jashtme, me theks të veçantë integrimi në NATO dhe BE si dhe kontesti i emrit. Gjithashtu do të diskutohet edhe për dy datat e rëndësishme të vendit siç janë 10 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit si dhe regjistrimi i popullsisë që mbahet në muajin prill të këtij viti.

Kabineti i presidentit Ivanov theksoi se qëllimi i këtij takimi është vazhdimësi e konsultimeve të rregullta të shefit të shtetit me partitë politike

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *