Home / Lajme / Maqedoni / Të drejtat e shqiptarëve, DR-ja kërkon ndryshimin e Kushtetutës

Të drejtat e shqiptarëve, DR-ja kërkon ndryshimin e Kushtetutës

18 janar-
“Mënyra dhe qasja se si hapet dhe mbyllet diskutimi për Kushtetutën len hapësirë të dyshohet se është një veprim manipulativ i politikës ditore nga ana e Qeverisë. Shqiptarët kërkojnë që pas 20 viteve pavarësi të Maqedonisë, pas 10 viteve nga konflikti i armatosur dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, ndryshimet kushtetuese të definojnë qartë statusin e tyre” tha Rushiti.

Deputetët e Demokracisë së Re në punën e Komisionit për çështje kushtetuese kanë ritheksuar nevojën për ndryshime thelbësore në Kushtetutën e shtetit dhe jo vetëm intervenime kozmetike siç pretendon koalicioni qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI.

“Nëse bëhen ndryshime kushtetuese, atëherë me ndryshimet duhet të përfshihen edhe çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët” ka thënë deputetja Flora Kadriu. Ajo ka kërkuar që ndryshimet të përfshijnë edhe propozimet e DR-së në drejtim të definimit të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, aplikimin e votimit të dyfishtë gjatë vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese, gjatë emërimit dhe shkarkimit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe gjatë miratimit të buxhetit në Kuvend, si dhe ndryshim në sferën e përdorimit të simboleve me çka do të rregullohet përdorimi zyrtar i simboleve kombëtare shqiptare, respektivisht flamurit.

Nga ana tjetër, deputeti Sulejman Rushiti ka reaguar ndaj mënyrës se si Qeveria aktuale ka vendosur të nis në procedurë parlamentare ndryshimet kushtetuese, pa debat paraprak mes partive politike dhe pa konsenzus mes faktorëve politik për këto ndryshime.
“Mënyra dhe qasja se si hapet dhe mbyllet diskutimi për Kushtetutën len hapësirë të dyshohet se është një veprim manipulativ i politikës ditore nga ana e Qeverisë. Shqiptarët kërkojnë që pas 20 viteve pavarësi të Maqedonisë, pas 10 viteve nga konflikti i armatosur dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, ndryshimet kushtetuese të definojnë qartë statusin e tyre” tha Rushiti.

Deputetët e DR-së kanë përsëritur qëndrimin partiak se nuk do të mbështesin asnjë propozim për ndryshim të Kushtetutës nëse paraprakisht partitë e pushtetit nuk tregojnë gatishmëri të diskutojnë dhe të pranojnë propozimet e DR-së për ndryshime kushtetuese.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *