Home / Lajme / Maqedoni / Tetova në librin e Guinisit përmes Agim Agushit

Tetova në librin e Guinisit përmes Agim Agushit

7 janar-
Nëse ndonjë komb fqinjë mund të mburret se se ka përgatitur 60 mijë kokëra sarmë për nëj ditë, atëherë padyshim se kombi shqiptar ka më shumë arsye të mburret me këtë njeri që është shumë modest por kryen një punë të madhe sa i përket sportit të tij. Përmes zhonglimit, Agimi e ka bërë të njohur Kosovën dhe emrin e tij në mbarë botën, pasi që libri më i njohur në botë, e ka shënuar emrin e tij dhe është vulosur nga një komision që meret vetëm me thyerjet e këtyre rekordeve.

Urim Hasipi
Libri i rekordeve Guiness, që botohet çdo fillimviti, është botuar për herë të parë në vitin 1951 falë anglezit Hufh Beaver. Tashmë kanë kaluar 56 vjet që libri botohet në 100 vende të botës, në më shumë se 20 gjuhë të planetit.
Por është interesante se libri i Guinisit e mban rekordin si libri më i vjedhur nëpër biblioteka publike.
Krahas këtyre të dhënave është ëndërr dhe privilegj që të shkruhet emri në këtë libër prestigjioz.
Në këtë libër ndodhet emri i një shqiptari. Kështu që qyteti i Tetovës për herë të parë do të pretendojë të jetë pjesë e librit të Guinisit. Edhe atë këtë nuk do të arrijë ndonjë tetovar, por nga një kosovar, i cili pasi ka shkruar emrat e Flensburgut dhe Prishtinës tani më do të mundohet të shkruajë emrin e Tetovës në këtë libër prestigjioz.

Bëhet fjalë për Agim Agushi, i cili tani më po përgatitet me një intenstitet më të shtuar që në mesin e muajit Janar të godasë topin e futbollin me kokë pa ndërprerë edhe atë duke ecur mbi 200 ulëse më shumë se tre orë. Ndërkaq, spektakli do të mbahet në Shkollën e Mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn’ në Tetovë, ndërsa Agimi këtyre ditëve qëndron në këtë qytet ku edhe zhvillon përgatitjet e fundit.

Ai ka aritur që në vitin 2005 të jetë pjesë e librit të Guinisit, më 14 gusht të vitit 2005 në Flensburg të Gjermani, ku ka goditur topin e futbollit me kokë pa ndërprerë në poztiën ulur katër orë e 2 minuta e 1 sekondë.Në librin e rekordeve botërore përsa i përket lojës me topin e futbollit renditet edhe shqiptari Agim Agushi me plot 5 rekorde botërore.

Këto rekorde ai i ka arritur në vitet 2002 – 2004. Goditje e topit me kokë në ecje, Agim Agushi arriti të ecë 15.356 km në një kohë ptej 3orë e 12minuta e 39 sekonda , në 2002 në Mynih (Gjermani). Ai poashtu goditi topin me kokë ndërmjet dy lojtareve, 11.111 goditje në një kohë prej 3 orë e 55 minuta 20 sekonda në vitin 2003 në Starnberg (Gjermani). Tani ai synon rekordin botëror dhe librin e Guinisit dhe këtë ta arrijë në Tetovë, duke shënuar kështu emrin e qytetit të dytë shqiptar pas Prishtinës. “Qëllimi im është që në listën e rekordeve botërore të figurojnë emrat e qyteteve shqiptare.
Kjo është nderë edhe për mua edhe për kombin që të kemi me çka të mburremi”, thotë Agushi, i cili flet për sukseset e tija që ka arritur në jetë.

“Në Frankfurt kam thyer rekordin duke e goditur topin me kokë pa ndërprerje për një orë e 37 minuta, duke kaluar 5304 shkallë në ndërtesën 65-katëshe. Synimi im është të marr pjesë në Malajzi dhe të thyej një rekord tjetër të ri në ndërtesën 120-katëshe”, thotë Agushi.

Ky njeri më herët një futbollist i klubit Uniteti të Vitisë, u lind në fshatin Smir në vitin 1970, ndërsa aktualisht është profesor i Matematikës në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”. Sfida për të thyer rekorde botërore vjen fill pas vitit 2000, ku me zhonglimin e topit meret gjatë kohës së lirë, apo më mirë të themi këtë e ka hobi. Ai është anëtar i rregullt i klubit Saksonia nga Gjermania, ku përgatiten rekordmenat e ri.

Miëpo për të arritur rezultate të këtilla nevojiten përgatitje fizike dhe psigjike.

“Normalisht se përveç përgatitjeve fizike e rëndësishme është edhe që në këso sfida të kesh qëndrueshmëri psigjike. Stërvitem dy apo tre herë në javë, ndonjëherë edhe më shumë sipas nevojës”, thotë Agushi. Ai shprehet se do të gjatë spektaklit do të ketë edhe përfaqësues nga libri i Guinisit, ndërsa tani është në kontakt edhe me përfaqësues vendorë në Tetovë, që spektakli të jetë i nivelit të lartë dhe të arrijë qëllimin e tij. Zhongleri tani i njohur kosovar, pas Tetovës , pretendon të sfidojë ndërtesat më të mëdha në botë si, atë në Quala Lampur të Malajzisë që është e lartë 88 kat, në Taivan-101 kat dhe ndërtesën më të madhe momentalisht në botë me 160 kat.

Krahas kësaj Agushi, dëshiron që të rikthejë edhe një rekord botëror të vendosur nga ai po të marrë nga suedezi Tomas Ludman. “Bëhet fjalë për rekord në godijen e topit me kokë në ajër pa ndërprerë në pozita të ndryshme, të cilin unë e kam vendos në kohë prej 4 orë e 2 minuta e 1 sekondë. Ludman këtë ka arritur ta bëjë për 4 orë e 9 minuta e 23 sekondë. Këtë rekord do ta sfidoj në Prishtinë, edhe atë përgatitem që të arrijë në kohë prej 4 orë e 10 minuta”, thotë Agushi.

Ai është njëri prej sportistëve të rrallë që ka Republika e Kosovës në sportin performues dhe që ka rekorde të shumta, tashmë është para sfidës së radhës që emri i Tetovës të shënohet në librin e Guinisit.

40 vjeçari më 30 maj të 2009 pati thyer rekord, kur për një orë, 12 minuta e 29 sekonda ia kishte dalë mbanë që pa ndërprerë t’i kalojë 3896 shkallë të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke e goditur topin me kokë. Agimi 40-vjeçar pothuajse këtë sport atraktiv dhe të rrallë e ka bërë edhe traditë familjare. Edhe dy djemtë e tij merren me këtë sport dhe janë shumë të talentuar.

Nëse ndonjë komb fqinjë mund të mburret se se ka përgatitur 60 mijë kokëra sarmë për nëj ditë, atëherë padyshim se kombi shqiptar ka më shumë arsye të mburret me këtë njeri që është shumë modest por kryen një punë të madhe sa i përket sportit të tij. Përmes zhonglimit, Agimi e ka bërë të njohur Kosovën dhe emrin e tij në mbarë botën, pasi që libri më i njohur në botë, e ka shënuar emrin e tij dhe është vulosur nga një komision që meret vetëm me thyerjet e këtyre rekordeve.

Ai është i bindur në përkrahjen e tetovarëve por edhe të të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë në ditën kur edhe do të organizojë spektaklin ku do të godasë topin me kokë pa ndërprerë duke lëvizur në 200 karrige, ndërsa rekordi sigurisht se do të shënohet në librin e Ginisit.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *