Home / Lajme / Maqedoni / Tetova vazhdon të jetë qyteti I dytë për nga numri I papunësisë

Tetova vazhdon të jetë qyteti I dytë për nga numri I papunësisë

4 janar-
Në Agjencionin për për punësime në Tetovë në fund të 2010 ka patur të rregjistruar 28 mijë e 863 persona të cilët presin për të gjetur punë, apo janë të evidentuar si të papunë. Deri më 31 nëntor të vitit të kaluar, gjithsej 13.609 persona nga qyteti presin punë, ndërsa 15.254 janë nga fshatrat e rrethinës së Tetovës.

Tetova me rrethinë vazhdon të renditet në vendin e dytë për nga numri i të papunëve në krahasim me qytetet tjera në Maqedoni.

Statistikat tregojnë se ka ulje të numrit të papunëve, por kjo jo falë punësimeve por largimit gjithnjë e më shumë të të rinjëve në shtetet evropiane, por problem në vete është edhe largimi automatik nga evidenca kompjuterike e personave që vonohen gjatë paraqitjes së vazhdimit të kartonit.

Vite me radhë, shifrat e të papunëve kanë qenë rreth 30 mijë, ndonjëherë janë ulur nën këtë shifër ndonjëherë e kanë tejkaluar.

Në Agjencionin për për punësime në Tetovë në fund të 2010 ka patur të rregjistruar 28 mijë e 863 persona të cilët presin për të gjetur punë, apo janë të evidentuar si të papunë.

Deri më 31 nëntor të vitit të kaluar, gjithsej 13.609 persona nga qyteti presin punë, ndërsa 15.254 janë nga fshatrat e rrethinës së Tetovës.

Sipas statistikave të këtij agjencioni, në vitin 2009, në Tetovë kanë qenë të rregjistruar 31.667 persona si të papunë, ndërsa këto shifra tregojnë se kemi ulje të numrit të të papunëve.

Ndërkaq, në fund të vitit 2008 në këtë ent për punësime kanë qenë si të papunë 30.499. Fakt pozitiv nga vitetet e kaluara është se vetëm një person i doktoruar pret punë, kurse shtatë magjistra, ku për dallim nga vitet e kaluara kishte 10 magjistra që ishin në listën e armatës së të papunësve.
Ndërkaq, në krahasim me qytetet tjera në Tetovë ende është i lartë numri i atyre që presin punë më shumë se tetë vjet.

Sipas statistikave në fund të nëntorit të 2010 ka patur 2641 persona të cilët që tetë vite janë në listën e pritjes për punësim. Dominon popullata shqiptare në qytetin e Tetovës e cila pret radhë për puënsim.

Gjithsej janë 22 700 shqiptarë, kundrejt 5203 maqedonasve.

Ndërkaq, në nivel të shtetit janë 78.495 shqiptarë të cilët e kanë statusin të papunësuar.

Me këto shifra qyteti i Tetovës, ende vazhdon të radhitet si qytet i dytë me më shumë të papunësuar, pas qytetit të Shkupit, më pas vjen Kumanova etj.

Ndryshe, papunësia në nivel republikan në Maqedoni ka tendencë rritjeje, pasi numri i të papunëve në tremujorin e tretë, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, është rritur përreth 4.300 persona.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *