Home / Lajme / Rajon / Thaçi do të “mbijetojë” si kryeministër

Thaçi do të “mbijetojë” si kryeministër

4 janar-
Por, Gallucci ka thënë se vendet e Quintit gati se sigurisht kanë ditur për tregtinë me organe në Kosovës, ngase, sipas tij, kanë pasur informacione. Sipas tij, Quinti, e posaçërisht SHBA, kanë lënë gjithçka në duart e Hashim Thaçit dhe nuk kanë ndonjë alternative tjetër të pranueshme

Ish-shefi i UNMIK-ut në veri të Kosovës, Gerard Gallucci, ka thënë se kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi do të “mbijetojë” si kryeministër edhe në përbërjen e re qeverisëse. Sipas tij, kjo do të ndodhë për shkak të evitimit të tensioneve.

“Por, theksimet në raportin e Dick Martyt mund të sjellin deri te situata kur evropianët perëndimorë të kundërshtojnë linjën e fortë amerikane kundër serbëve. Si duket, disa nga ta, me siguri jo edhe, do të jenë të gatshëm për kompromis me Beogradin, përfshi edhe statusin special për veriun”, ka thënë Gallucci në një intervistë për gazetën Politika të Beogradit.

Diplomati amerikan, që tash është në mision në Timorin Lindor, nuk ka dashur të prejudikojë se si do të përfundojë çështja e raportit të Dick Martyt, duke u thirr në traditën në Amerikë se “askush nuk është fajtor përderisa nuk dëshmohet fajësia”.

Por, Gallucci ka thënë se vendet e Quintit gati se sigurisht kanë ditur për tregtinë me organe në Kosovës, ngase, sipas tij, kanë pasur informacione. Sipas tij, Quinti, e posaçërisht SHBA, kanë lënë gjithçka në duart e Hashim Thaçit dhe nuk kanë ndonjë alternative tjetër të pranueshme.

“Nga disa arsye, ndoshta për shkak se është vështirë të kontrollohet, amerikanët nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar Ramush Haradinajn, i cili është lider autentik I shqiptarëve të Kosovës dhe më i mençur e më pragmatik se sa shumicë e politikanëve të tjerë. Por, disa besojnë se amerikanët qëndrojnë pas asaj që ai të mbahet jashtë Kosovës”, ka thënë Gallucci.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *