Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Duhet ndryshuar koncepti i shtetit

Thaçi: Duhet ndryshuar koncepti i shtetit

6 janar-
Unë mendoj se këto janë dy çështjet më madhore për Maqedoninë, por fatkeqësisht nuk ka ndonjë gatishmëri, nuk vërej as ndonjë brengë tek Qeveria e tanishme se këto janë dy procese themelore për të ardhmen e Maqedonisë”, thotë Thaçi për BBC.

Kryetari i Partisë Demokratike opozitare Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, parashikon se edhe gjatë këtij viti qeveria në Shkup nuk do të bëjë përparime në procesin e afrimit të vendit në integrimet euroatlantike.

Arsye për këtë ai përmend refuzimin e gjetjes së zgjidhjes me Greqinë për çështjen e emrit si dhe të kërkesave të shqiptarëve për barazi.

‘Maqedonasit vazhdojnë tendencën e tyre, herëpashere publike e herëpashere të fshehur, për ngritjen e shtetit të tyre etnik maqedonas.

Fillimisht, koncepti i shtetit është vendosur në mënyrë të gabuar dhe fatkeqësisht as shqiptarët nuk arritën ta ndërrojnë këtë koncept të shtetit.

Maqedonia duhet të ndërrojë konceptin e shtetit.

Duhet të jetë shtet i dy popujve. Pavarësisht zgjidhjeve juridiko-kushtetuese që do të jenë, duhet të jetë shtet i dy popujve dhe, besoni unë kam një bindje të plotë se ndërrimi i konceptit të shtetit do të lehtësojë edhe zgjidhjen e problemit në politikën e jashtme, në radhë të parë të problemit me Greqinë.

Pra, duhet të ndërrojë koncepti i shtetit.’- tha Menduh Thaçi për BBC-në.

Sipas tij, këto probleme mund të kapërcehen me atë që ai e quajti ndërrim i konceptit për shtetin dhe përkufizimin e Maqedonisë si shtet të maqedonasve dhe shqiptarëve.

“Këtë vit Maqedonia mori vulën e vërtetë se tash e tutje procesi do të jetë i bllokuar. Nuk jam optimist për shkak se gatishmëria e Qeverisë mungon që të jetë kooperative në lidhje me çështjen e emrit apo problemit që ka me Greqinë.

Është çështja e dytë e brendshme e këtij eksperimenti të vetëm në Evropë, kinse të shtetit multietnik, eksperiment ky i cili si duket do dalë i pasukesshëm. Vazhdohet që shqiptarët të trajtohen nën nivelin pakicave kombëtare, të shteteve të tjera që janë në Evropë, dhe ky problem i këtij moskohezioni të brendshëm mendoj se në mënyrë të drejtpërdrejtë shkon bashkë edhe me atë mungesën e përparimit drejt procesit integrues.

Unë mendoj se këto janë dy çështjet më madhore për Maqedoninë, por fatkeqësisht nuk ka ndonjë gatishmëri, nuk vërej as ndonjë brengë tek Qeveria e tanishme se këto janë dy procese themelore për të ardhmen e Maqedonisë”, thotë Thaçi për BBC.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *