Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Front të përbashkët për marrëveshje ndëretnike

Thaçi:Front të përbashkët për marrëveshje ndëretnike

Tetovë, 31 janar-
Krijimi i frontin të përbashkët do ta pengojë realizimin e projekteve që dalin nga laboratorët antishqiptare që tani kanë marrë krahë falë dorëzimit të BDI-së”, tha Thaçi, në takimin me gazetarë. Thaçi, ka hedhur poshtë pretendimet se ndërhyrja në xhirllogari është problem kryesor në vend. “Dua të heq dilemën e disave të cilët mundohen me forcë të plasojnë se problemi kryesor në Maqedoni qenka bllokimi i xhirllogarive apo smetkave të ndonjë individe apo ndonjë firme.

Urim Hasipi
Shqiptarët janë në pozitë më të rëndë se në fillim të viteve të 90-ta, kur shqiptarët bojkotuan referendumin për pavarësi të Maqedonisë. Partia politike që mori legjitimitetin përmes një kryengritje të rrejshme, në mënyrë përçmuese i tradhton idetë, qëllimet përfundimtare të politikës dhe të interesit shqiptar. Kështu vlerëson kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, duke aluduar në partinë shqiptare në pushtet (BDI) i cili gjatë një komunikimi me media tha, se qeveritë e majta dhe të djathta maqedonase shfrytëzojnë këtë subjekt me legjitimitet të dyshimtë, pa projekt politik dhe pa kurriz e moral, që popullin shqiptar ta shndërrojë në pakicë vegjetuese kombëtare që do të shërbejë si elment që eksploatohet në forma më përbuzëse. “Kjo parti politike deri më tani ka bërë kompromise që partitë tjera shqiptare s`do të bënin kurrë. PDSH-ja me kohë ka sinjalizuar dhe ka informuar opinionin për këtë deformim. Përfundimisht për të zgjuar ndërgjegjen e vënë në gjumë nga retorika skizofrenike”patriotike-integraliste” të BDI-së, vendosi që ti bojkotojë institucuionet e sistemit ngaqë veprimi brenda tyre u bë i pakuptimtë dhe i dëmshëm për kauzën kombëtare. Pakënaqësia e shqiptarëve me veprimtarinë e BDI-së, që në mënyrë të pacipë i tradhton idealet dhe aspirtat kombëtare është e madhe. Mirëpo, për të çmontuar funskionimin e këtij përbindëshi politik duhet të bashkohen forcat, të krijohet një projekt sinergjik rreth boshtit të PDSH-së, e cila ka vendosmëri të pathyeshme që ta demaskojë këtë mashtrim dhe ti zbulojë rrënjët e një politike antikombëtare”, ka deklaruar lideri i PDSH-së Menduh Thaçi. Në vijë të këtij misioni, Thaçi ka ftuar të gjithë ata që kanë vlerësime të këtilla pa marrë parasysh profesionin, partishmërinë, statusin social dhe intelektual ti bashkohen projektit të PDSH-së, për arritjen e një marrëveshje të re ndëretnike që në mënyrë precize i përkufizon dhe garanton implementimin e vazhdueshëm të drejtave të shqiptarëve. “Koha po kalon dhe është e sigurt se qëllimi i radhës së këtij koalicioni VMRO-DPMNE, është zbritja e përqindjes nënë 20 përqind, së shqiptarëve në strukturën demografike të Maqedonisë. Krijimi i frontin të përbashkët do ta pengojë realizimin e projekteve që dalin nga laboratorët antishqiptare që tani kanë marrë krahë falë dorëzimit të BDI-së”, tha Thaçi, në takimin me gazetarë. Thaçi, ka hedhur poshtë pretendimet se ndërhyrja në xhirllogari është problem kryesor në vend. “Dua të heq dilemën e disave të cilët mundohen me forcë të plasojnë se problemi kryesor në Maqedoni qenka bllokimi i xhirllogarive apo smetkave të ndonjë individe apo ndonjë firme. “Në këtë drejtim, fatkeqësisht kontribuojnë edhe disa shqiptarë të pa vetëdijshëm që mendojnë se dijnë të meren me politikë apo të bëjnë politikë. Vazhdon që problemi kryesor të jetë përcaktuas i ardhmërisë së Maqedonisë, çështja e shkeljes së të madhe të të drejtave shqiptare që bëhen në të gjitha planet”, tha Thaçi. I pyetur nga gazetarët për zgjedhjet e parakohëshme, ai tha se partia që drejton është e gatshme. “Mendoj se mënyra e padhimshme dhe më demokratike, me civilizuese për të dalë nga kjo krizë do të ishte shpallja e zgjedhjeve të parkohëshme. Ne jemi të gatshëm të dalim në këto zgjedhje, mundësisht të ketë një dialog të vërtetë për korrektësi gjatë procesit zgjedhor në kuadër të ligjit për zgjedhje”, deklaroi kreu i PDSH-së. Ndërkaq, i pyetur nga televizioni Koha, se ku qëndron dallimi në bojkotin e parlamentin mes PDSH-së dhe partive nga blloku opozitar maqedonas, lideri I PDSH-së, me përgjigje se bojkoti ka dallime esenciale. “Dallimi esencial është këtu, se bojkoti i parlamentit dhe institucioneve që bëhet nga ana e PDSH-së ka ngjyrë të fuqishme etnike. Ne vazhdojmë të vlerësojmë dhe të themi publikisht se problemi kryesor i Maqedonisë është ajo se qeveria e Maqedonisë, në mënyrë të paskrupullt vazhdon të shkel të drejtat kolektive të shqiptarëve. Sa i pëket opozitës, nuk dua ma tepër të komentoj, janë motive të tjera por sigurisht edhe ata kanë të drejtën e tyre të japin vlerësime negative për këtë qeverisje”, u shpreh njëshi i opozitares PDSH. Në fund, ai tha se janë përmirësuar raportet e PDSH-së me faktorin ndërkombëtar. “Duhet thënë publikisht këtë se pas bojkotit të opozitës maqedone që I bëri parlamentit, në mënyrë të shpejtë dhe të mënjëhershme përmirësohet raporti I PDSH-së me bashkësinë ndërkombëtare. Ky përmirësim ndodh për shkak se ne kemi pasur të drejtë që kemi bojkotuar parlamentin dhe në vijë të kësaj unë do të jem shumë bashkëpunues me ndërkombëtarët dhe takimin e parë që e kam është nesër me zotin Fuere”, theksoi Thaçi

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *