Home / Lajme / Rajon / Tiranë: Opozita nderoi viktimat e 21 janarit

Tiranë: Opozita nderoi viktimat e 21 janarit

28 janar-
Parrulla e vetme ka qenw ku u vranë tre veta në 21 janar, ku shkruhej në shqip dhe në anglisht fjala “Drejtësi”.Ndërkohë në bulevardin para kryeministrisë janë vendosur fotografitë e tre viktimave të demonstratës së 21 janarit si dhe janë vendosur edhe lule në vendet ku ata u vranë. Policia ka qenw e vendosur në institucionet kyçe, siç janë kryeministria dhe kryesia e Kuvendit. Javën e kaluar kryeministria ishte cak i dhunës së protestuesve.

Krerët e opozitës shqiptare përfunduan kortezhin e nderimit të tre viktimave të 21 janarit pranë “Bulevardit të Dëshmorëve”, ndërsa po vijon parakalimi i qytetarëve.

Në mënyrë paqësore kortezhi po marshon paqësisht mes turmës ashtu sikundër edhe në nisje të demonstratës homazh, e cila deri më tani është tërësisht paqësore.Bashkë me kortezhin e opozitës edhe qytetarët pasi kanë zhvilluar homazhet sipas ritit kthehen mbrapsht duke ndjekur hap pas hapi itinerarin përmbyllës të demonstratës së sotme.

Tufa të tëra lulesh dhe kurorash janë vënë në vendet ku janë vrarë tre demonstruesit javën e kaluar, ndërkohë e gjithë protesta homazh është zhvilluar në heshtje nga mbështetësit e opozitës.

Manifestimi ka nisur nga selia e Partisë Socilaiste. Në rradhët e para të pjesëmarrësve kanw qenw deputetët socialistë, të cilët mbajnë në duar tufa me lule.

Ndryshe nga ajo e 21 janarit, kjo demonstratë wshtw drejtuar nga krerët e opozitës dhe lideri i saj Edi Rama.Gjatë protestës së sotme nuk ka pasur fjalime dhe parrulla.

Parrulla e vetme ka qenw ku u vranë tre veta në 21 janar, ku shkruhej në shqip dhe në anglisht fjala “Drejtësi”.Ndërkohë në bulevardin para kryeministrisë janë vendosur fotografitë e tre viktimave të demonstratës së 21 janarit si dhe janë vendosur edhe lule në vendet ku ata u vranë. Policia ka qenw e vendosur në institucionet kyçe, siç janë kryeministria dhe kryesia e Kuvendit. Javën e kaluar kryeministria ishte cak i dhunës së protestuesve.

Kryeministri i Shqiprisë, Sali Berisha ka zbardhur sot skenarin e zi të puçit të shtetit që sipas tij u dirigjua nga Edi Rama të premten e kaluar. “Disponohen të dhëna se puçi i shëmtuar u financua me të paktën 2 milionë dollarë. Disponohen të dhëna që gjithçka ndodhi është drejtuar nga Edi Rama në kullën e Fidelit” theksoi Berisha në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi se janë mbledhur të dhëna të shumta nga burimet më të besueshme se banditëve kriminelë u janë dhënë nga 200-300 dollarë secilit për dhunën e ushtruar para kryeministrisë. Sipas tij, demonstruesve i’u është dhënë garancia e plotë se do të përmbyset qeveria dhe misioni i tyre ishte përmbysja e kësaj qeverie.

“Disponojmë të dhëna të plota për sasinë e eksplozivave, tritolit me të cilat do të realizohej sulmi final për të hyrë në këshillin e ministrave, mbi armët e sofistikuara, çadra pistoletë, stilolapsa pistoletë, thika me helm që do të përdoreshin në stadet e caktuara të këtij grushti shteti”- theksoi Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se, disponohen të dhëna se grupet 5 ose 10 vetë u stërvitën ditë të tëra në zona të ndryshme për të ndërmarrë sulmin. Në një konferncë për shtyp anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS-së Megi Ajtyresa i bëri thirrje qytetarëve të respektojnë ecurinë e lëvizjes së kortezhit dhe të jenë bashkëpunues me policinë.

“Këto janë orë të rënda për Shqipërinë. Bota i ka sytë nga ne. Le të japim mesazhin se jemi një popull i qytetëruar në rrugën e vendosjes së demokracisë” theksoi Ajtyresa.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *