Home / Sport / Tjetër rekord, Mesi kalon Samuel Etonë

Tjetër rekord, Mesi kalon Samuel Etonë

Thyerja e rekordeve njëri pas tjetrit duket se tashmë është bërë diçka e zakonshme për talentin argjentinas të Barcelonës, Lionel Mesi.

Me dygolëshin e shënuar të shtunën mbrëma në fushën e Herkulesit, ylli katalanas parakalon kamerunasin Samuel Eto në klasifikimin e golashënuesve më të mirë të Barcelonës në Primera Divizion.

Sipas statistikave të publikuara nga versioni online i të përditshmes sportive spanjolle “Sport” (sport.es), në 162 ndeshje Mesi ka shënuar 109 gola. Ndërkaq Eto, që tashmë luan për Interin, numëron 108 gola në 144 takime me fanellën e Barcelonës.

Argjentinasi ka lënë pas afrikanin si në numrin e golave, ashtu edhe në mesataren e shënimit. Kështu, Mesi shënon gol mesatarisht çdo 109,7 minuta, kurse Eto realizonte çdo 111,7 minuta.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *