Home / Lajme / Maqedoni / Todorov: ‘Do të bëhet rangimi i Universiteteve’

Todorov: ‘Do të bëhet rangimi i Universiteteve’

16 janar-
“Rangimi stimulon konkurrencën mes universiteteve, jep informacione të vlefshme lidhur me statusin e universitetit, për punëdhënësit, ekonominë, studentët dhe prindërit e tyre dhe për të gjitha subjektet e interesuara. Nga ana tjetër rangimi i universiteteve paraqet plotësim të procedurave lidhur me vlerësimin e kualiteteve të universiteteve, japin pasqyrë për zhvillimin e tyre dhe në bazë të kualitetit mund të kontribuojë në transparencën e mjeteve të ndara për universitetet” tha Nikolla Todorov, ministër i arsimit.

Ministri i arsimit Nikolla Todorov sot bëri të ditur se Qendra e universitetit te njohur botëror Xhaotong është zgjedhur që të bëj rangimin e universiteteve shtetërore dhe private në Maqedoni. Procesi i mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave do të kaloj në pesë faza që do të zgjasë gjatë tërë vitit 2011, ndërsa do të përfshijë kuadrin arsimoro- shkencor, studentët bashkëpunëtorët, administratën dhe organet tjera përgjegjëse. Rangimi do të kap shumën 6 milionë denarë plus dhe TVSH-në.“Rangimi stimulon konkurrencën mes universiteteve, jep informacione të vlefshme lidhur me statusin e universitetit, për punëdhënësit, ekonominë, studentët dhe prindërit e tyre dhe për të gjitha subjektet e interesuara. Nga ana tjetër rangimi i universiteteve paraqet plotësim të procedurave lidhur me vlerësimin e kualiteteve të universiteteve, japin pasqyrë për zhvillimin e tyre dhe në bazë të kualitetit mund të kontribuojë në transparencën e mjeteve të ndara për universitetet” tha Nikolla Todorov, ministër i arsimit.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *