Home / Sport / Toni prezantohet te Juventusi: Dua të fitoj

Toni prezantohet te Juventusi: Dua të fitoj

Blerja e re e Juventusit, Luka Toni, foli për herë të parë si bardhezi gjatë prezantimit zyrtar pasditen e të shtunës.

“Jam vërtet i lumtur, është një ëndërr që realizohet. Jam në dispozicion të trajnerit dhe dua të ndihmoj. E doja vërtet këtë skuadër dhe për të ardhur këtu hoqa dorë nga një pjesë e rrogës që kisha te Xhenoa”,- deklaroi 33-vjecari gjatë konferencës. Dua të tregoj vlerat e mia dhe të shënoj gola, sic kam bërë përherë. Isha i lumtur kur m’u bë oferta. E njoh këtë skuadër dhe dëshirën e saj për të fituar”.

Toni luajti me Romën sezonin e shkuar dhe e përfundoi kampionatin i dyti pas Interit, por premtoi se do të bëjë gjithcka për të sjellë titullin kampion në Torino. “Vjet ishim vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës. Dëshiroj të jem dhuratë për këtë klub dhe shpresoj të kemi fat. Jam gati të luaj që në ndeshjen me Napolin, por këtë e vendos trajneri. Është kënaqësi të luash përkrah një kampioni të madh si Del Piero”, shtoi bomberi italian.

“Ky grup është i etur për të arritur rezultate të mëdha dhe jemi të vetëdijshëm se duhet të luftojmë për të fituar cdo ndeshje. Duam të jemi si Juventusi i së shkuarës. Nuk mund t’i thuash ‘jo’ një klubi si Juve”, përfundoi Toni, i cili do të mbajë në fanellë numrin 20.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *