Home / Sport / Totenhemni heq dorë nga Bekhami; Redknap: S’besoj se vjen

Totenhemni heq dorë nga Bekhami; Redknap: S’besoj se vjen

Herri Redknap ka bërë të ditur se Totenhemi ka hequr dorë nga huazimi dy mujor i mesfushorit Dejvid Bekham nga Los Anxhelos Galaksi.

I intervistuar nga “Sky Sports” në Britani, tekniku londinez u shpreh: “Nuk besoj se do të ndodhë, pasi ka një problem të madh me mbulimet e sigurimit”.

“Gjelat” nga Londra synonin të merrnin yllin anglez në formë huazimi për dy muaj, deri në fillim të sezonit të ri në kampionatin amerikan. Por Galaksi kërkon ta sigurojë lojtarin në rast dëmtimi, duke marrë shkas nga ai i sezonit të kaluar kur Bekham ishte në huazim te Milani.

Mesfushori këputi tendinën e Akilit në përballjen me Kievon, duke humbur Botërorin e Afrikës së Jugut dhe një pjesë të mirë të sezonit me Los Anxhelosin.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *