Home / Sport / Trajenri Beqiri paralajmëron Dritë të fortë

Trajenri Beqiri paralajmëron Dritë të fortë

Të hënën ne edhe zyrtarisht filluam me punë, ndërsa ditët e kaluara ishim të ngarkuar me ceshtjen e rikonstrumit të kryesisë. Më vjen mirë që më jepet përsëri besimi të drejtoj skuadrën e Dritës dhe shpresoj që të arsyetoj me suksese besimin e dhënë. Dua të cek se ambiciet e kryesisë dhe të mijat janë që të krijojmë një ekip stabil, që do të jetë respekt për të gjithë skuadrat tjera. Duam të kthejmë shkëlqimin e Dritës, të humbur kohëve të fundit dhe shprsojmë t’ia arrijmë qëllimit”, – deklaroi trajneri i Dritës Jeton Beqiri.

Pasi ditë më parë u rrikthye në pankinën e Dritës, trajneri Jeton Beqiri menjëherë i është përveshur punës. I vetëdijshëm se në pranverë i presin shumë sifda serioze, madje për të arritur objektivat e kryesisë duhet shumë mund, Beqiri maksimalisht shfrytëzon kohën në përgatitje të planit për punën që duhet bërë. “Të hënën ne edhe zyrtarisht filluam me punë, ndërsa ditët e kaluara ishim të ngarkuar me ceshtjen e rikonstrumit të kryesisë. Më vjen mirë që më jepet përsëri besimi të drejtoj skuadrën e Dritës dhe shpresoj që të arsyetoj me suksese besimin e dhënë. Dua të cek se ambiciet e kryesisë dhe të mijat janë që të krijojmë një ekip stabil, që do të jetë respekt për të gjithë skuadrat tjera. Duam të kthejmë shkëlqimin e Dritës, të humbur kohëve të fundit dhe shprsojmë t’ia arrijmë qëllimit”, – tha në fillim Jeton Beqiri, duke vijuar. “Përgatitjet kemi paraparë t’i zvillojë kryesisht në Bogovinë dhe në fushat e futbollit përteth fshatrave të komunës tonë. Mendoj se do të arrijmë të prgatitemi në kohë, për sfidat që na presin në pranverë. Planifikojmë të zhvillojmë ndeshje kontrolluese me skuadra të rajonit tonë, si Shkëndija, Renova, Teteksi, Rinia, Rufeja, por edhe ndonë ekip nga Shkupi. Ne synojmë që te ekipi jonë të avansohen të rrinjtë, për të bërë një grup cilësor, që do respektohet ngë të gjithë konkurentët. 90 % e ekipit dihet, ndërsa disa dilemma të vogla do i zgjidhim këto ditë. Në pranverë do llogarisim në pesë futbollistë të rinjë të Shkëndijës, ndërsa jemi në bisedime edhe me dy-tre futbollistë, angazhimi i të cilëve do të varet nga nevojat që do kemi”,-saktësoi Beqiri, i cili në pranverë nga Shkëndija ka siguruar Nezirin, Abdullain, Selmanin, Deharin dhe Sinanin. Për të ardhmen e Dritës, Beqiri është decid. “Në pranverë synojmë të jemi në mesin e tabelës dhe të ndërtojmë ekip stabil. Ndërsa sezonin e ardhshëm përfundimisht do të kërkohet kreu i tabelës”,-përfundoi Beqiri.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *