Home / Lajme / Maqedoni / Transportues serb me targa të Kosovës nëpër Maqedoni

Transportues serb me targa të Kosovës nëpër Maqedoni

12 janar-
“Ne kemi tentuar të bëjmë pengesat, por urdhërat nga lartë na kanë bllokuar në punën tonë të mëtejshme dhe jemi detyruar që ti lëmë të lirë këto kamionë. Apelojmë që instancat e larta qeveritare, bashkësia ndërkombëtare por edhe Qeveria e Kosovës të njihet me këtë problem që shkaktohet nga Serbia”, theksojnë nëpunës të doganave.

Transportues serb me targa të vjetra të Kosovës qarkullojnë pa asnjë pengesë nëpër pikat e kalimit kufitar të Maqedonisë.

Janë dhjetëra transportues kryesisht me targat e vjetra GL, PR dhe UR që nga Maqedonia, Greqia transportojnë mallrat për në Serbi, por duke kaluar barrierat doganore.

Alarmi është dhënë nga doganierë shqiptarë në Doganat e Maqedonisë, të cilët për agjencinë e lajmeve INA kanë shprehur shqetësime se si lejohen mjetet transportuese të qarkullojnë me targa të së kaluarës që aktualisht janë të paligjshme.

“Ne kemi tentuar të bëjmë pengesat, por urdhërat nga lartë na kanë bllokuar në punën tonë të mëtejshme dhe jemi detyruar që ti lëmë të lirë këto kamionë. Apelojmë që instancat e larta qeveritare, bashkësia ndërkombëtare por edhe Qeveria e Kosovës të njihet me këtë problem që shkaktohet nga Serbia”, theksojnë nëpunës të doganave.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) theksoi se është e njohur me këto raste, mirëpo ajo po shqyrton modalitetet për të vendosur lidhur me ndalimin e këtyre targave nëpër Maqedoni.

Aplikimi i targave të reja serbe, ku qytetet e Kosovës gjithashtu janë përfshirë me kodet e tyre do të jetë një sfidë e re për autoritetet kufitare të Maqedonisë, të cilët theksojnë se deri tani nuk kanë hasur në tabelat e tilla

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *