Home / Lajme / Rajon / Tre të vdekur, 26 të plagosur

Tre të vdekur, 26 të plagosur

21 janar-
Kryeministri paralajmëroi se do të mbajnë përgjegjësi të plotë ligjore të gjithë ata që shkaktuan këtë ngjarje të rëndë dhe këtu Berisha përfshiu demonstruesit e dhunshëm dhe organizatorët që tha se ndër ta ishin Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Skënder Gjinushi.

Sipas informacioneve të fundit nga Tirana, nga protestat e dhunshme të opozitës kanë mbetur të vdekur tre protestues, përderisa janë lënduar 26 të tjerë, duke përfshirë këtu edhe 100 të lënduar në radhët e policisë shqiptare, 10 prej të cilëve rëndë. Situata për momentin është e qetë dhe nën kontroll.
Top Channel konfirmon se 45 vjeçari, Vezir Veizi nga Gjirokastra ka humbur jetën në protesta dhe i tillë ishte dërguar në spital, ku nuk shfaqi shenja jete. Viktima e dytë është Hekuran Deda nga Dibra, në ndërkohë nuk dihet identiteti i personit të tretë që ka humbur jetën. Viktimat thuhet të jenë qëlluar nga afërsia me armë të kalibrit të vogël.
Demonstruesit në Tiranë u përpoqën të hynin brenda oborrit të Kryeministrisë, ndërkaq Policia u përgjigj duke qëlluar me armë zjarri. Protestuesit hapen me forcë portën. Ndërkaq, ka edhe të plagosur.

Protestuesit po hedhin gurë dhe mjete të forta në drejtim të policëve që ndodhen brenda rrethojës së kryeministrisë. Ndërsa në krahun e ndërtesës pranë piramidës, protestuesit ia vunë flakën dy furgonëve të policisë. Policia u tërhoq edhe nga kjo pjesë dhe është pozicionuar më tej.
-Demonstruesit e organizuar nga opozita, para ndërtesës së kryeministrisë së Shqipërisë po gjuajnë me gurë dhe sende të forta në drejtim të policëve.Policia përdori gazin lotsjellës, ndërsa shihen përforcime të policisë që vijnë në ndihmë të kordonit të policisë dhe një makinë që po hedh ujë mbi protestuesit për t’i shpërndarë. Mësohet se ka policë dhe demonstrues të plagosur.

Protestuesit që kanë ardhur nga katër hyrje-daljet kryesore të Tiranës dhe nga zona të ndryshme të vendit Demonstrata e organizuar nga opozita zhvillohet me moton, “Sali dorëzo bllokun”.

Sheshi para ndërtesës së kryeministrisë në Tiranë është mbushur me protestues, një pjesë e të cilëve kanë hipur në hekurat rrethues të ndërtesës, ndërkohë që i kanë vënë zjarrin edhe një peme palme në rrethojën e kryeministrisë.

Policia është tërhequr brenda rrethojës ndërkohë që duken makinat që digjen përreth. Ka njoftime për të plagosur nga mjetet e forta që janë përdorur, si shkopinj, çadra, shkopinj të pankartave.
Protestuesit mbajnë pankarta me emrat e qyteteve nga vijnë dhe parulla kundër qeverisë së kryeministrit Berisha. Një kordon i madh policësh janë vendosur në rrugën kryesore para hekurave që ndajnë kryeministrinë nga bulevardi. Turma vjen duke u shtuar ndërkohë që mbërrijnë protestues të tjerë.
Ndërkohë, Partia Socialiste deklaroi të premten se pushteti po ushtron presion të madh krejtësisht të paligjshëm, mbi shoqëritë e transportit ndërurban. Anëtarja e Asamblesë së PS-së,Megi Ajtyresa tha se një numër i konsiderueshëm shoferësh janë tërhequr për shkak të asaj që ajo e quajti “presion i turpshëm” në Shkodër, Lushnjë dhe pjesë të tjera.

Ajtyresa tha se po behën ndalime të shpeshta dhe kontrolle të pajustifikuara siç ka ndodhur në dalje të Shkodrës. Ajo tha se “demonstratat fillojnë sot po nuk mbarojmë më pa u gjetur zgjidhja, e cila fillon me fundin e koalicionit të turpit dhe pranimin e zgjedhjeve të reja”.

Ndërkaq, Policia e Shtetit përgënjeshtron deklaratën e bërë nga përfaqësues të subjektit Partia Socialiste.

Sqarojmë opinion publik se në asnjë rast Policia e Shtetit nuk ka ushtruar presion apo penguar asnjë mjet transporti gjatë lëvizjes së tyre në drejtim të qytetit të Tiranës.

Berisha: Skenarë të tillë do të ndëshkohen

Me kërkesën se i gjithë ky skenar do të marrë fund pasi të zbardhen detajet dhe autoret e krimit nga Prokuroria, kryeministri Sali Berisha në një konferencë të jashtëzakondshme, bëri përgjegjës të gjithë organizatorët e kësaj demostrate.

Kryeministri paralajmëroi se do të mbajnë përgjegjësi të plotë ligjore të gjithë ata që shkaktuan këtë ngjarje të rëndë dhe këtu Berisha përfshiu demonstruesit e dhunshëm dhe organizatorët që tha se ndër ta ishin Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Skënder Gjinushi.

Kastriot Islami, deputet i PS në një lidhje telefonike për “Ora News” theksoi se përshëndet deklaratën e Ambasadës Amerikane për distancim ndaj dhunës, por në të njëjtën kohë kërkoi një distancim nga ana e PS, pasi përgjegjësitë mbeten tek PS.

Duke e cilësuar se e gjithe kjo situatë kaotike çon në dëmtim të imazhit të vendit, Islami tha më tej se mospjesmarrja e tij në demostratë kishte të bente me kaosin e krijuar, ndërsa e gjithë kjo do të nisej si një protestë paqësore për të shprehur të gjitha hallet e problemet me emediate.

Berisha tha se njerëzit panë sot fytyrën e vërtetë, të Edvin Kristaq Ramës, ish-ministrin e masakrës së 2 Prillit 1991, Gramoz Ruçi, ish ministrin e diktaturës Skënder Gjinushi, në një përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë, duke angazhuar banditë, trafikantë dhe njerëz të tjerë të dhunshëm.

Duke bërë një falenderim për të gjithë punojësit e policisë të cilët mbrojtën të gjithë institucionet e vendit, Berisha lëshoi një sërë akuzash ndaj palës kundërshtare përsa i takon të gjithë skenarit, ndërsa një grup banditësh trafikantësh , sipas tij, qëllonin për të pushtuar institucionet e vendit.
“Për orë të tëra, ata tentuan të pushtojnë kryeqytetin e vendit, ti vëjnë zjarrin dhe të vendosin pushtetin e dhunës. Skenari i tyre ishte që me çdo kusht të merrnin Kryeministrinë, Parlamentin dhe Ministritë”.

Kryeministri Berisha falenderoi faktorët ndërkombëtarë që nëpërmjet përfaqesueve të tyre kanë shprehur qëndrimet e tyre, duke i garantuar se skenarë të tillë nuk do të pranohen, por do të ndëshkohen.
SHBA dënojne dhunën në Shqipëri dhe shprehën keqardhjen edhe për humbjen e jetëve dhe plagosjet gjatë protestave.
“Na vjen keq që demonstrata nuk ishte paqësore dhe që nuk u morën parasysh thirrjet për qetësi që u bënë përpara protestës”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit P J Crowley në konferencën e tij të përditshme për shtyp. Dje, një ditë para protestës ambasada amerikane bëri thirrje që ajo të ishte paqësore dhe konstruktive.

Zoti Crowley tha sot se u mësua me keqardhje për disa vdekje dhe disa dhjetëra të plagosur nga përleshjet.
“Përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo toleranca e çdo lloj dhune i shkakton një dëm të madh popullit të Shqipërisë, cili meriton më shumë se kaq”, tha zoti Crowley në konferencën për shtyp.

Qëndrimi i shprehur prej tij kishte të njëjtin ton si deklarata e përbashkët e Shteteve të Bashkuara, BE-së dhe OSBE-së në Tiranë ku shprehej keqardhja qe demonstrata nuk ishte paqësore dhe kishte pasur viktima.
“Vendi ynë ka nevojë për paqe. Shqiperia është vendi i Nato-s. Kjo nuk falet. Për këtë, ligji dhe shteti do të veprojë”. Me anë të ketij mesazhi, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli foli për demostratat e dhunshme duke folur dhe për përgjegjësit e saj, ku 200 -250 persona ishin përgjegjësit e kësaj proteste.

Duke dënuar dhunën e krijuar pak orë më parë, sipas Topallit, fytyra e kësaj ishte kreu i PS Edi Rama. Duke i cilësuar si njerëz të inkriminuar të cilët synonin shembjen e institucioneve të vendit, Rama ishte ai që çoi në viktima.

Duke i mëshuar faktit se pushteti nuk merret me dhunë, do të jenë institucionet e drejtësisë të cilët do të veprojnë për të vënë përpara ligjit “bandidët dhe organizatorët dhe drejtuesit e tyre”, tha Topalli.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi po ndjek me shqetësim të jashtëzakonshëm situatën e krijuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërkaq bëri thirrje për qetësi dhe maturi.
Në deklaratën e presidentit Topi thuhet “U bëj thirrje të gjithë faktorëve politikë që të qetësojnë demonstruesit dhe të garantojnë sa më shpejt të jetë e mundur rikthimin e rendit publik dhe mbështetjen e forcave të policisë, që të garantojnë ruajtjen e rendit, të institucioneve shtetërore dhe në mënyrë të veçantë, qetësinë dhe sigurinë e jetës së qytetarëve”.

Presidenti Topi u bën thirrje edhe faktorëve politikë t’i rikthehen urgjentisht dialogut dhe të marrin përgjegjësitë politike për ruajtjen e stabilitetit të vendit. Ai vlerësoi se Shqipëria ka nevojë të shërojë plagët, jo të hapë plagë të reja

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *