Home / Lajme / Rajon / Tronditje brenda LDK-së

Tronditje brenda LDK-së

14 janar-
Sipas këtyre paralajmërimeve, dy deri në katër deputetë të LDK-së në legjislaturën e radhës mund të shkëputen nga Grupi Parlamentar i kësaj partie, t’i bashkohen listës “Ibrahim Rugova” dhe të mbështesin qeverinë e re të Kosovës, nga Hashim Thaçi, njofton gazeta Zëri.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të përballet me një krizë të re brenda saj, në rast se do të jetësoheshin paralajmërimet se disa deputetë të saj mund të japin votat e tyre në Kuvend në favor të krijimit të qeverisë së re nga PDK-ja.

Sipas këtyre paralajmërimeve, dy deri në katër deputetë të LDK-së në legjislaturën e radhës mund të shkëputen nga Grupi Parlamentar i kësaj partie, t’i bashkohen listës “Ibrahim Rugova” dhe të mbështesin qeverinë e re të Kosovës, nga Hashim Thaçi, njofton gazeta Zëri.

Zyrtarë të lartë të LDK nuk besojnë në këto paralajmërime, duke i quajtur spekulime joserioze.

Megjithatë, zyrtarë të lartë të PDK-së, por edhe eksponentë të Listës “Ibrahim Rugova” e kanë lënë të hapur mundësinë që koalicioni i ardhshëm qeverisës, përveç partive tjera, të mund të përbëhej edhe nga deputetët e Listës Rugova, në gjirin e së cilës do të aderonin së paku katër deputetë nga LDK-ja.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *